Futboll Premier League

Kane i pashitshëm, Tottenham s’dorëzohet as përballë ofertës rekord 210 mln euro

Tottenham është i vendosur të mbajë Harry Kane edhe pas merkatos së verës së ardhshme, madje edhe nëse në adresë të Spurs do të mbërrinjte një ofertë rekord botëror. Real Madrid ka shfaqur interes për Kane, por Tottenham konfirmon se nuk do ta shesë. Sulmuesi 24-vjeçar pritet të nisë diskutimet për një kontratë të re, por Tottenham shpreson të çelë diskutimet me lojtarin në fund të sezonit. Burimet e “Daily Mail” bëjnë me dije se Spursat nuk kanë asnjë qëllim të lënë të lirë bomberin e tyre këtë verë.

Konkretisht futbollisti më i shtrenjtë është Neymar, në transaksionin e verës së kaluar kur u transferua nga Barcelona te Paris Saint-Germain, për shumën £198 milionë. “Sportsmail” zbuloi në fillim të këtij muaji se Tottenham dëshiron të rrisë pagën javore të Kane nga £110,000- në javë, në £200,000.

Related posts

KRISTAL i “turbullt” në Belgjikë/ Anderleht humbet durimin për ABAZAJN, pritet që të…

Isa.Autor

I HABIT TË GJITHË/ Donnarumma fenomenal, askush si ai në top 5 kampionate!

Delo.autor

PO BËHET VIRALE/ Kur një lojë fëmijësh kthehet në gol, shikoni aksionin e veçantë në Japoni (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment