Futboll Sport

RUSI 2018/ Brazil-Meksikë, historia favorizon brazilianët

Stadiumi “Cosmos Arena” në Samara do të presë ndeshjen e 1/8-ve të Kupës së Botës mes Brazilit dhe Meksikës. Do të jetë një provë e vërtetë rezistence për të dy ekipet, duke parë se, sipas parashikimeve, temperaturat do të arrijnë deri në 35 gradë.

Ndryshe nga skuadra të tjera favorite, Brazili nuk ka qenë asnjëherë në disavantazh në këtë Botëror dhe, pavarësisht se nuk kanë bindur në ndeshjen e parë kundër Zvicrës, “Seleçao” është përmirësuar me kalimin e kohës dhe nuk e ka vënë asnjëherë në dyshim kualifikimin në raundin e 1/8-ve.

Ndërsa Brazili është përmirësuar, Meksika ka bërë disa hapa mbrapa. Pasi ka pësuar vetëm një gol në 230 minutat e para të luajtura në Kupën e Botës, ata kanë pësuar tre në 40 minuta kundër Suedisë, gjithsesi, Brazili duhet të bëjë kujdes ndaj kundërsulmit të Meksikës, duke parë se mbrojtësit e tyre të krahut dalin shpesh në sulm.

Këto dy skuadra kanë një histori të pasur në Kupën e Botës, me përballjen e fundit që ka qenë katër vite më parë në Fortaleza, me ndeshjen që është mbyllur 0-0. Një rezultat që ka pak mundësi të përsëritet këtë herë, duke parë se në tetë nga nëntë përballjet e fundit mes tyre është realizuar të paktën një gol.

Lojtarët kyç: Pavarësisht kritikave, ylli i Brazilit, Neymar, është lojtari që ka bërë më shumë finte (17), ka fituar më shumë faulle (17), ka bërë më shumë gjuajtje (16) dhe ka krijuar më shumë raste (11) në Grupin E.

Kjo mund të jetë ndeshja e fundit e Javier “Chicharito” Hernandez në një Kupë të Botës me Meksikën, nëse kombëtarja e tij do të eliminohet.
Statistika: Brazili ka shënuar të paktën dy gola në 15 nga 18 ndeshjet e fundit të Kupës së Botës.

Gjithashtu, brazilianët nuk kanë pësuar gol në tri ndeshjet e fundit që kanë luajtur kundër Meksikës. Në gjashtë nga shtatë ndeshjet e fundit të Brazilit, janë shënuar më pak se tre gola. Meksika nuk ka fituar asnjë nga katër ndeshjet e fundit që ka luajtur kundër Brazilit në Kupën e Botës (1 barazim, 3 humbje).

Related posts

NË PRAG TË NDESHJES NDAJ LEVANTES/ Valverde deklaron: Titulli kampion në La Liga do të…

Delo.autor

PEREZ I KËRKON RIKTHIMIN NË “BERNABEU”/ Mourinho mbetet ende “PENG” i Manchester Unitedit

Delo.autor

Sllovakia rrezikon nga goditja e dënimit, Sherri në krye të detyrës (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment