Futboll Premier League

Klopp refuzon Bayern: Dua të fitoj titullin në Premier League

Zërat e ditëve të fundit se trajneri Jurgen Klopp do të rikthehet në Bundesliga, këtë herë si trajneri I Bayern Mynih, janë hedhur sot poshtë nga menaxheri i tij, Marc Kosicke. Ai ka thënë se nuk ka asgjë të vërtetë në këto zëra dhe se Klopp do të vazhdojë të drejtojë Liverpool sezonin tjetër. “Nuk ka asgjë të vërtetë në lidhje me transferimin e Jurgen te Bayern. Ai do të vazhdojë me Liverpool, pasi kërkon të triumfojë në Premier me këtë ekip”, tha menaxheri i Klopp.

Klopp konsiderohej si kandidati kryesor për të zëvendësuar Yupp Heynckes, që erdhi në mesin e këtij sezoni te Bayern, pas shkarkimit të Carlo Ancelotti. Por duket se Klopp ka të tjera plane, ndaj ka vendosur të mos rikthehet në Gjermani. Mes kandidatëve të tjerë për të marrë stolin e Bayern janë Joachim Loew, Thomas Tuchel dhe Julian Nagelsmann, por duket se emri i trajnerit të ri do të jetë enigmë deri në fund të sezonit.

Related posts

RRËFEHET LUIS FIGO/ Havjar, verë e kuqe dhe… depilimi i futbollistëve

Delo.autor

BOJKOTI I PREMIER NUK MJAFTON/ Sulmuesi i Manchester City-t bie pre e fyerjeve raciste. Ja reagimi i “Facebook”…

Delo.autor

JUVENTUS-GENOA/ Pas një goditje nga këndi, sulmuesi Scamacca ndëshkon me kokë “Bardhezinjtë” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment