Futboll Premier League

Kryqëzohet Sanchez, nuk u paraqit në testin e dopingut

Ka pak ditë që ka ardhur te Manchester United-i, por Alexis Sanchez vazhdon që të jetë në qendër të vëmendjes. Por këtë herë jo për mirë. E gjithë vëmendja është e kthyer nga sulmuesi 29 vjeçar, i cili nuk është paraqitur në orarin e caktuar për të kryer një test doping. Lojtari i ri i “Djajve të kuq” do t’i nënshtrohej kontrollit në ambientet e klubit të Arsenalit ditën e hënë, por ai nuk erdhi.

Funksionarët e UEFA-s kishin shkuar në qendrën stërvitore të “topçinjve”, dhe kur kishin kërkuar një kampion nga futbollisti, zbuluan se nuk ishte aty. Tani pritet që të merren masa ndëshkimore ose ndaj kilianit, ose ndaj klubit londinez. Por në Anglipyesin se përse Sanchez-i nuk kishte njoftuar për vendndodhjen e tij të re. Klubet duhet që të raportojnë në institucionet përgjegjëse federata dhe UEFA për vendndodhjen e tyre, ndërkohë që në bazë të rregullores në Britani janë vetë futbollistët ata që duhet të informojnë për këto detaje.

Tani në Angli pyesin se përse futbollisti i ri i United-it që do të fitojë 600 mijë sterlina në javë nuk e zbatoi rregulloren dhe shmangu kështu testin e rëndësishëm për të kontrolluar nëse ai përdor substance të palejuara apo jo. Si nga Federata Angleze, ashtu edhe nga klubi i Arsenalit nuk kanë komentuar në lidhje me këtë incident./ EDS

Related posts

Dy skuadrat e Premier League gati të paguajnë klauzolën për Ghoulam e Napolit

Sadik.Autor

FITORJA ME GOLEADË NDAJ LEICESTER/ Guardiola: Ndeshje e çuditshme, u bë e rrezikshme për ne

Delo.autor

RASTI I ERIKSEN “FRIKËSON” ANGLINË/ Premier League dhuron defribilator për 2 mijë fusha

Delo.autor

Leave a Comment