Futboll

Kur Pique e akuzonte Realin: “Ne jemi ndryshe, s’kemi nevojë të shpenzojmë shuma marramendëse”

“Ne jemi ndryshe, s’kemi nevojë të shpenzojmë shuma marramendëse”, ishin fjalët e Pique në vitin 2013.
Barcelona ka shpenzuar afër 400 milionë euro në pesë lojtarë këtë sezon, shkruan Gazeta Express.

Së fundmi Barça bleu Philippe Coutinhon nga Liverpooli për 160 milionë euro dhe nëse fusim këtu edhe blerjen e verës, Ousmane Dembele për 145 milionë – i bie që Barça ka shpenzuar 305 milionë vetëm për dy lojtarë.

Në vitin 2013, Gerard Pique, kishte thumbuar Real Madridin se ka shpenzuar 160 milionë euro për blerjen e tre lojtarëve, ndërsa sot, Barcelona ka blerë 160 milionë euro një lojtar.

“Real Madrid e mbylli vitin pa asnjë trofe dhe shpenzoi 160 milionë euro për tre lojtarë: Illaramendi, Isco dhe Bale. Barcelona nuk ka nevojë ta bëjë këtë. Ne e dimë se jemi ndryshe, sepse ne mund të konkurrojmë me ata edhe pa shpenzuar shifra marramendëse të parave”, kishte Deklaruar Piqu, transmeton Gazeta Express.

A thua, çfarë do të kishte thënë sot Pique

Related posts

Humbja ndaj Barçës, reagon Zidane: Reali mundet dhe do të përmbysim gjithçka

Q.Autor

La Liga dominon në çerekfinale të Ligës së Kampionëve

Q.Autor

LAJMI I MADH TEK JUVENTUS/ Ja cili nga 3 ‘bishat’ do largohet në fund të sezonit

Delo.autor

Leave a Comment