Futboll La Liga Sport

LA LIGA/ Dembele: Griezmann te Barcelona? Do të ishte përforcim i jashtëzakonshëm

Antoine Griezmann do të ndihmonte në përmirësimin e Barcelonës, sipas Ousmane Dembele, i cili e cilësoi transferimin e bashkëlojtarit te Franca si “diçka të jashtëzakonshme”. Ylli i Atletico Madridit ka qenë i lidhur ngushtë me kalimin te kampionët e La Liga-s në këmbim të pagimit të klauzolës prej 100 milionë eurosh.

27-vjeçari francez, i cili e ndihmoi Atletico Madrid që të fitonte “Europa League” këtë sezon, zbuloi se do ta vendosë të ardhmen e tij para Kupës Botërore në Rusi. Mesfushori i Barcelonës, Dembele, tha se është i ngazëllyer nga ardhja e mundshme e Griezmann në “Camp Nou”.

“Ne nuk kemi folur shumë për këtë transferim të Antoine, – tha Dembele. – Nëse ai vjen te Barça, do të ishte diçka e jashtëzakonshme. Po flasim për një lojtar të madh, një sulmues të madh. Mendoj se ai do të na ndihmojë të jemi më të mirë”.

Griezmann është duke u përgatitur për Kupën e Botës në Rusi, ku Franca do të takohet me Australinë, Perunë dhe Danimarkën në Grupin C. Ai shënoi 29 gola për Atletico Madrid në sezonin 2017-2018. Dembele, ndërkohë, duroi një sezon të vështirë në “Camp Nou”, pas ardhjes së tij si blerje e madhe nga Borusia Dortmund.

Duke reflektuar mbi sezonin e tij të parë me katalanasit, 21-vjeçari tha: “Një sezon i parë me shumë lëndime. Ishte një sezon i vështirë, kam pasur shumë lëndime, por kam mësuar shumë. Grupi, skuadra dhe presidenti më besojnë, do të shohim se çfarë do të ndodhë në sezonet e ardhshme. Unë kam bërë progres në aspektin taktik, por edhe në mbrojtje. Mbroj shumë më tepër te Barcelona. Unë duhet të mbroj më shumë, sepse jemi të gjithë të bashkuar”.

Related posts

“BURRË E GRUA MISH E THUA”/ Coutinho rikthehet në Liverpool për një arsye të VEÇANTË (VIDEO)

Isa.Autor

Guardiola “ngrin” të ardhmen: Do të mendohem gjatë për rinovimin

Sadik.Autor

E FUNDIT/ Është zyrtare! Barcelona SHKARKON trajnerin Koeman

F.autor

Leave a Comment