Futboll Premier League

Largimi nga Arsenal, Hleb: Ozil dhe Sanchez do të pendohen

Derisa Mesut Ozil dhe Alexis Sanchez janë gjithnjë e më pranë largimit, Alexander Hleb ka paralajmëruar se ata mund të pendohen për braktisjen e Arsenalit si çdo lojtarë tjetër deri më tash.

“Topçinjtë” janë duke u përballur me fatin e humbjes së dy yjeve për të cilat paguan shumë para për t’i sjellë në gjirin e vet, sepse Sanchezit dhe Ozilit iu mbarojnë kontratat në fund të këtij sezoni, derisa Arsene Wenger ka refuzuar ta konsiderojë largimin e tyre gjatë afatit kalimtar të janarit.

Kjo do të thotë se të dy do të mbesin lojtar të lirë në verë, nëse deri atëherë nuk arrihen marrëveshje të reja për ta, por ish-ylli i Arsenalit, Hleb – i cili kaloi nga Londra në Barcelonë në vitin 2008 – i ka paralajmëruar ata të cilët konsiderojnë braktisjen e Arsenalit.

“Për mua është e vështirë ta shpjegoj pse e lashë Arsenalin”, ka thënë Hleb për Planet Football.

“Isha absolutisht i lumtur atje. Arsene më besonte plotësisht. Por, pastaj vendosa të largohesha. Isha në pushime dhe agjentët dhe menaxherët më binden se duhej të shkoja te Barcelona. Të jem i sinqertë, nuk e kuptoja atë që po bëja. Në një moment, e kuptova ‘Oh Zot! Po e lë Arsenalin!’”, shtoi ai.

“Arsene vërtet i ndien lojtarët e tij. Të gjithë ndjenin se kishin shanse. Dhe mendoj se shumica e lojtarët që u larguan, u penduan përfundimisht”, ka theksuar bjellorusi.

Related posts

RAYO VALLECANO-BARCELONA/ Copa del Rey: Rikthehet Messi, “Katalanasit” kërkojnë kualifikimin (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

MENAXHIM I YJEVE E DISIPLINË/ Ja misionet për trajnerin e ri të Barcelonës

Delo.autor

E BUJSHME NGA SPANJA/ Real Madrid vendos për trajnerin e ri, Perez zgjedh një italian për stolin

Delo.autor

Leave a Comment