Futboll Seria A Sport

SKANDALI/ Zbulohet çfarë i tha RONALDO modeles pasi e përdhunoi: “Më fal, zakonisht jam…”

Cristiano Ronaldo përdhunoi një modele amerikane dhe më pas i tha “më fal, zakonisht jam xhentëllmen”, sipas dokumenteve të paraqitura në një gjyq të Las Vegasit, por që vetë futbollisti i Juventusit i ka quajtur “fake news”. 34-vjeçarja Kathryn Mayorga thotë se Ronaldo e ka përdhunuar në një tualet të hotelit “Palms Hotel and Casino” në Las Vegas, në orët e para të 13 qershorit 2009.

Cristiano dhe Mayorga janë fotografuar së bashku në një klub. Më pas, mendohet se portugezi e ka ftuar në dhomën e tij të hotelit modelen, së bashku me një shoqen e saj. Kathryn refuzoi të futej në vaskë sepse nuk donte të prishte fustanin dhe Ronaldo i dha pantallona të shkurtra dhe bluzë, duke i treguar derën e tualetit që të ndërrohej aty. Dokumentet e paraqitura në gjyq thonë se në momentin kur po ndërrohej, Cristiano ka hyrë në tualet i zhveshur dhe ka kërkuar që të kryejnë marrëdhënie seksuale. Ajo nuk ka pranuar, por Cristiano e ka përdhunuar në tualet. Duke dalë nga aty, futbollisti mendohet të ketë kërkuar falje, duke shtuar se zakonisht është xhentëllmen.

Vetëm disa orë pasi avokati i Mayorga dorëzoi dokumentet në gjyq, Cristiano foli nëpërmjet një videoje në Instagram, ku tha: “Jo, jo, jo. Ajo që ka dalë sot është e rreme. Fake news”.

“Duan të promovojnë veten duke përdorur emrin tim. Është normale. Duan të bëhen të famshëm duke më thënë emrin, po kjo është pjesë e punës. Unë jam një njeri i lumtur dhe gjithçka është në rregull”, tha Cristiano.

Related posts

KALENDARI I SUPERIORES/ Java e 24-t nis “zjarr” me derbin e kryeqytetit, ja sfidat

Delo.autor

PAS FITORES NDAJ MILAN NË DERBI/ Lukaku lider i Inter, shikoni rekordin e ri të vendosur nga bomberi belg…

Delo.autor

SKANDALI NË DERBIN E MADONINËS/ Sy të nxirë e brinjë të thyera, karriera e Ibrahimovic mes… sherreve

Delo.autor

Leave a Comment