Kategoria Superiore Shqipëri

Largohet një mesfushor, te Lushnja duan një vlonjat për mbrojtjen

Lushnja kërkon të mbijetojë në Superiore dhe ky mision nuk do të jetë aspak i lehtë. Trajneri Hysen Dedja e di më së miri këtë, ndaj edhe pa u mbyllur pjesa e parë e sezonit kërkoi përforcime. Nën urdhrat e shkodranit u vunë disa lojtarë të Kategorisë së Parë, por nuk bindën.

Leonard Përgjini i ardhur nga Luftëtari, si dhe Khatsukov i Kamzës mund të konsiderohen pjesë e Lushnjës në vijim, por ka edhe largime së fundmi.  Në verë nga Pogradeci te Lushnja kaloi mesfushori Hermes Shkulaku, i cili kishte spikatur me “liqenorët” dhe donte një aventurë në Superiore.

Ish-trajneri i Lushnjës, Artan Bano, e bindi të vishte fanellën verdhejeshilëve, por nuk është se u aktivizua shumë, kjo edhe për shkak të problemeve me dëmtimet që pati. Së fundmi ka ardhur edhe largimi nga skuadra e Shkulakut.

Ndërkohë trajneri Dedja kërkon një mbrojtës dhe është piketuar Valto Zeqaj, i larguar së fundmi nga ekipi i Luftëtarit. Me shumë mundësi vlonjate do t’u bashkohet verdhejeshilëve.

Related posts

BOTËRORI 2022/ Shqipëria turpërohet në “Wembley”, Anglia fiton me rezultat të thellë

Delo.autor

COVID-19 TEK TIRANA/ Sulmeusi Ngo me temperaturë, dyshime edhe për Seferin

Delo.autor

META I BËN SPEKTAKËL SHTANGËS/ Presidenti i jep dekoratën e lartë Briken CALJES në… (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment