Futboll Premier League Seria A

MERKATO/ Roma nuk dëshiron Batshuayin në marrëveshjen për Dzekon

Raportohet se Roma është duke pritur ofertën zyrtare nga Chelsea për Edin Dzekon dhe Emerson Palmierin, por ata nuk dëshirojnë Michy Batshuayi.

Besohet se boshnjaku tashmë është pajtuar me kushtet për t’iu bashkuar Bluve, ndërsa bashkëlojtari i tij brazilian është në rrugë të mirë.

Dzeko pritet të ketë rrogë tetë milionë euro për sezon, ndërsa transferimi i tij mendohet se do të kushtojë 50 milionë euro dhe 10 në formë  të bonuseve.

Sipas Sky Italia, klubi londinez dëshiron të fut në marrëveshje Batshuayin, por kjo ide nuk pëlqehet nga klubi italian.

31-vjeçari këtë sezon në Serie A ka shënuar nëntë gola dhe ka dhuruar tre asistime.

Edin Dzeko gjatë një dueli me Milan Skriniarin (Getty Images)

Edhe pse Alvaro Morata ka shënuar dhjetë gola këtë sezon dhe ka katër asistime tashmë në Ligën Premier, Chelsea nuk duket e kënaqur me formën e treguar nga spanjolli.

Dzeko në të kaluarën ishte pjesë e Manchester Cityt dhe Wolfsburgut.

Related posts

PO SHKËLQEN NË PREMIER LEAGUE/ Barcelona në duel me “Kuqezinjtë” për talentin brazilian…

Delo.autor

I HABIT TË GJITHË ME DEKLARATËN/ Partnerja e yllit Dybala: Jam biseksuale, nuk kam asnjë…

Delo.autor

Keidi Bare fiton penallti, Atletiko përmbys ndeshjen

Q.Autor

Leave a Comment