Futboll Premier League

Legjenda e United: Lukaku do të shënojë 30 gola këtë sezon

Romelu Lukaku do të shënojë 30 gola këtë kompeticion për Manchester United dhe do të justifikojë çmimin e tij, sipas legjendës së United Dwight Yorke.

Unitet pagoi një shumë rreth 90 mln euro për belgun gjatë korrikut dhe deri tani ka shënuar 17 gola për klubin.

Image result for Dwight Yorke

“Mendoj se ai ka luajtur mirë,” shprehet Yorke për Omnisport.

“Ndonjëherë njerëzit mund të tregohen të padrejtë por kjo ndodh shpesh kur dikush transferohet për një shumë të madhe parash.

“Mendoj se ai ishte njeriu i duhur për United dhe që tani ka shënuar më shumë se 10 gola teksa jemi në gjysmën e sezonit.

Image result for lukaku

“Nëse vazhdon me këtë ritëm padyshim që do të shënojë 30 gola këtë sezon. Sulmuesit gjithmonë do të gjykohen nga golat e shënuar dhe ai po e bën shumë mirë këtë, por njerëzit gjithmonë do të gjejnë një arsye për ta kritikuar.

“Por nuk kam dyshime, ai është një djalë i ri dhe ka vend për përmirësim.”

Related posts

E BUJSHME/ Dëshira e madhe, Bekam kërkon të transferojë Mesin tek skuadra e…

Delo.autor

EURO 2020/ Italia dhe Spanja e nisin me spektakël, 3 gola brenda 9 minutave (VIDEO)

Delo.autor

DISFATA E CHELSEA-T NË CHAMPIONS/ Del Piero “thumbon” Tuchel: Nuk kuptoi asgjë se çfarë ndodhi në Torino

Delo.autor

Leave a Comment