Futboll Premier League

Dele Alli, ylli i radhës i super skuadrës së Raiola-s

 Ndërsa klubet takohen, diskutojnë, zihen, bien dakord dhe bëjnë operacione në këto javë të merkatos së futbollit edhe menaxherët realizojnë goditjet e tyre.Një nga më të fuqishmi në botë, Mino Raiola, duket se është afër marrjes së një tjetër super lojtari. Bëhet fjalë për yllin e Premier League dhe Tottemham, Dele Alli.

Lojtari kërkohet nga të gjithë klubet e mëdha të Europës dhe duket se është shumë afër të bëhet pjesë e “skuadrës” së Mino Raiola-s, ku bëjnë pjesë kampionë, si Pogba, Lukaku, Donnarumma, Verratti dhe Matuidi.

Lajmi është bërë i ditur nga “Independent”, që ka shkruar se marrëveshja është pothuajse e arritur. Ajo që është e sigurt është fundi i marrëdhënies së punës mes Dele Alli dhe menaxherit të tij anglez Rob Segal, i cili, gjithmonë sipas tabloideve, nuk ka më besimin e lojtarit.

Related posts

​Gabigol i përgjigjet De Boer, e thumbon keq

Sadik.Autor

NJË DITË ME RONALDON/ Ja jeta mes LUKSIT dhe fiksimet e “ÇMENDURA” të portugezit (FOTO)

Isa.Autor

PAS ELEMINIMIT NË EUROPA LEAGUE/ Gattuso: Në aspektin e cilësisë luajtëm një ndeshje mediokre, mendoj se…

Isa.Autor

Leave a Comment