Futboll Ligue 1

“L’Equipe”: Këto janë arsyet e trishtimit të Neymar te PSG-ja

Neymar nuk do të luajë sot kundër, në ndeshjen e Kupës së Francës, për shkak të një problemi muskulare në kofshën e tij. Ai do të trajtohen me seanca fizioterapeutike private, siç është treguar në një video, që vetë lojtari e ka publikuar mbrëmjen e së martës në llogaritë personale të rrjeteve sociale. Dhe, ndërsa futbollisti vijon riaftësimin, “L’Equipe” mblodhi arsyet për të shpjeguar trishtimin e brazilianit në Paris. Këtë verë ai i dha fund kontratës me Barcelonën, në kërkim të “Topit të Artë” dhe lumturisë absolute. Por, një gjysmë viti më vonë, duket se kjo buzëqeshje nuk është më në fytyrën e tij. Gazeta franceze thotë se vërshëllimat e tifozëve, javën e kaluar, në fitoren 8-0 kundër Dijon, e kanë goditur sulmuesin dhe ambientin e tij.

Në fakt, bordi drejtues i PSG-së është i vetëdijshëm për situatën dhe shqetësimi është i dukshëm në zonën fisnike të “Parc des Princes”. Neymar nuk e fsheh shqetësimin se të tjerët kanë paragjykime për Ligue 1. Ai u bashkua me një kampionat, që me sa duket, e ka nivelin më të ulët se ai spanjoll, por jo sa Neymar kishte menduar: të verbonte këdo me cilësinë e tij. Statistikisht, rezultatet e tij janë më të mirat, sepse ka 24 gola në 23 ndeshje të luajtura. Në kampionat ka realizuar 15 gola në 15 ndeshje, ndërsa në Ligën e Kampionëve ka bërë, gjithashtu, të njëjtën gjë: 6 gola në 6 ndeshje. Pra, është i plotë. Por, ajo që Neymar nuk ka pasur parasysh, është raporti me rivalët. Futbolli francez i duket shumë mbrojtës dhe, fizikisht, beson se është më i ashpër.

Gazeta franceze nënvizon që Neymar ka pranuar privatisht, se preferon futbollin spanjoll, sepse rivalët i jepnin atij më shumë liri dhe ndërhyrjet e ashpra janë më të kufizuara. Sidoqoftë, gjatë kohës së tij në Barcelonë, braziliani e shprehu qartë zemërimin e tij për sasinë e “shkopinjve nën rrota”, që ka marrë. Kjo pakënaqësi vjen në sinkron të plotë me interesimin e supozuar të Real Madridit, që duket gati të largojë Cristiano Ronaldon nga “Santiago Bernabeu” gjatë verës së ardhshme. Megjithatë, operacioni “Neymar” nuk do të ishte i lehtë, sepse PSG-ja nuk do të heqë dorë dhe lojtari nuk ka një klauzolë përfundimi të kontratës.

Related posts

Guardiola: Do të bëhemi kampion

Q.Autor

Vllaznia në grumbullim, me Kamzën finalja e mbijetesës

Sadik.Autor

POLEMIKA PËR PENALLTINË/ Atletico mposht Liverpoolin, kualifikimi vendoset në ‘Anfield’

F.autor

Leave a Comment