Kosova

Vokrri: Shpresoj shumë te kualifikimi i Kosovës, ja kur do të zyrtarizohet trajneri i ri

Në një lidhje direkte nga Lozana, presidenti i Kosovës, Fadil Vokrri komentoi shortin e përfaqësueses kosovare në Ligën e Kombeve, si dhe foli për trajneri e ri i cili pritet të zyrtarizohet në muajin shkurt.

“Trajneri është shumë i rëndësishëm për një ekip. Nuk jemi ende të vendosur dhe të konfirmuar. Të gjitha janë hipotetike. Në grupin ku jemi ne vetëm ekipi i parë kualifikohet. Azerbajxhani është një ekip shumë i fortë, ne eliminatoret e kaluara grumbulloi 10 pikë. Ne jemi më kualitativ se Malta dhe Ishujt Faroe. Azerbajxhani është favorit në grupin tonë. Në futboll ka dhe befasi, ne duhet të jemi vigjilent nga fillimi. Duke filluar nga nesër duhet të fillojmë të përgatitemi.

Unë mendoj që shumë shpejt, me ditë, do të zyrtarizohet. Deri nga mesi i muajit të ardhshëm do të vendosim për trajnerin e ri. Trajneri do të jetë nga Europa. Pjesëmarrja në eliminatoret e Botërorit ishte një llojë eksperience. Shpresojmë që këtë herë të marrim më shumë dhe besoj shumë të skuadra. Shpresoj shumë te një kualifikim i mundshëm. Nuk besoj se do të jetë trajneri i ri në miqësoren ndaj Azerbajxhanit.”

Related posts

Kosova bën parakalim HISTORIK në Lojërat Olimpike Dimërore në Korenë Jugore (FOTO)

Q.Autor

PËSOI NJË DËMTIM TË RREZIKSHËM/ Mjeku tregon gjendjen e futbollistes Kosovare Asllani

Delo.autor

Shala dhe Lyngby dhurojnë një fanellë dhe dy bileta për tifozët

Q.Autor

Leave a Comment