Bundesliga Futboll

Leverkusen kalon pa problem Mainzin, ngjitet me hap ‘galopant’ në renditje

Ashtu siç edhe pritej, Bayer Leverkusen kaloi me lehtësi Mainzin, duke i mposhtur këta të fundit me rezultatin 2-0 në ‘BayArena’. ‘Aspirinat’ e dominuan totalisht kundërshtarin, ndërsa Bailey dhe Wendell nga pika e bardhë e penalltisë, ishin heronjtë e suksesit.

Pjesa e parë përfundoi në barazim pa gola, ku pavarësisht qarkullimit të topit, vendasit nuk regjistruan asnjë gjuajtje në portën e kundërshtarit. Në pjesë e dytë situatë merr tjetër rrjedhë për Leverkusenin.

Vetëm 3 minuta nga fillimi i fraksionit të dytë, Bailey arriti të shënonte një supergol për të tijtë, nga një distancë shumë e largët. Aspirinat e shtuan presionin në kërkim të golit të dytë dhe të sigurisë dhe në të 68-ën, Wandel u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Ky sukses e ngjit përkohësisht Bayer Leverkusenin ne vendin e dytë në klasifikim.

Related posts

ISHTE PRANË LARGIMIT/ Valverde i thur ELOZHE DEMBELES pas golit SPEKTAKOLAR 

Isa.Autor

Sarri po e bënë të lumtur Abramovichin, rusi heq dorë nga shitja e klubit

Isa.Autor

I VË SHQELMIN NË FYT/ Shikoni ndërhyrjen “HORROR” të mbrojtësit në Argjentinë (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment