Futboll

Shilton nuk e harron golin e Maradonës: Ai duhet të kërkojë falje

Kanë kaluar më shumë se 30 vite nga goli më i famshëm i shënuar me dorë në një ndeshje futbolli, atë nuk e ka harruar ende portieri i Anglisë, Peter Shilton.

Ai i shpikur nga Diego Armando Maradona në Botërorin meksikan do të mbetet një plagë e hapur për të gjithë tifozët anglezë, si ata që e përjetuan drejtpërdrejt dramën e kombëtares, edhe ata që kanë gjithçka të treguar dhe me imazhe nga interneti.

Portieri që pësoi golin më të famshëm të historisë së futbollit, Peter Shilton pretendon tani ndjesë publike nga kampioni argjentinas, si kushti i vetëm për ta takuar.

Tabloidi “The Sun”, që ka programuar një vizitë në Angli në qershor, ftoi atë që të harrojë të kaluarën, por ftesa nuk u pranua plotësisht.

“Një pjesë e imja më thotë që të eci përpara, por tjetra refuzon. Maradona duhet të kërkojë falje për atë që bëri. Atë ditë në fushë, në Botërorin e Meksikës ishim të dy kapitenë”, tha ish-portieri anglez Peter Shilton.

Në vitin 2016, ai refuzoi të takonte ish-futbollistin argjentinas, por këtë herë po lëkundet.

Në harkun e 3 dekadave, Maradona nuk është penduar kurrë për atë që argjentinasi, asokohe e cilësoi si një gol të shënuar me “Dorën e Zotit”.

Related posts

NEYMAR I MORI TË DASHURËN? Maluma thyen heshtjen, flet për marrëdhënien me ish-shokun e ngushtë dhe modelen

Delo.autor

“ASNJË HAKMARRJE PERSONALE”/ Inzaghi: Fituam raundin e parë. Lukaku: Festimi një sekret

F.autor

ZBULON OBJEKTIVAT/ Spalletti: Duhet të bëjmë një paraqitje të mirë në…

Delo.autor

Leave a Comment