Kategoria Superiore Shqipëri

LIVE/ Skënderbeu dyfishon rezultatin, sërisht Xhejms (Video)

Teuta 0-1 Skënderbeu

 

 

/35′ Xhejms

Minutë pas Minute

76′ GOOL Skënderbeu 0-2. Pas një gafe në mbrojtje të Bilalit me Gjeorgjevskin, topi ka shkuar në këmbët e Xhejms, i cili 5 metra larg portës nuk ka falur duke përshëndetur rrjetën.

74′ Pranë goli Teuta me anë të Hilës, mesfushori gjuan me kokë brenda zonës, topi përfundon në duart e Shehit.

66′ Një mundësi e shkëlqyer për Skënderbeun. Sabjen Lilaj provon të gjuaj me kokë brenda zonës, topi përplaset në dorën e mbrojtësit të Teutës, por për gjyqtarin prekja ishte e pavullnetshme.

59′ Beqaj provon të hedh një harkim të rrezikshëm në zonë, por del atje portieri Shehi.

46′ Nis pjesa e dytë në Durrës

45′ Përfundon pjesa e parë, Teuta-Skënderbeu 0-1.

39′ Arbër Çyrbja ndëshkohet me karton të verdhë.

37′ Reza Karim provon me një gjuajtje nga jashtë zone, por topi përfundon jashtë kuadratit.

35′ GOOOL Skënderbeu 0-1. Xhejms i shpëton mbulimit të mbrojtjes, dhe me një veprim fantastik dërgon topin në rrjetë.

34′ Goditje dënimi për Skënderbeun, provon Jashanica, por jashtë kuadratit të portës.

29′ Pranë golit Teuta me anë të mbrojtësit Hrkaç, topi përplaset në traversë.

24′ Sabjen Lilaj niset nga pika e bardhë, topi përplaset në shtyllën e majtë të portierit Moçka.

23′ Xhejms pengohet brenda zonës dhe për gjyqtarin Beqiri nuk ka dyshime, kemi të bëjmë me 11 metërsh.

16′ Mesfushori i Skënderbeut, Bakari Nimaga, bën të pamundurën, ku vetë pak metra larg vijës fatale, ka dërguar topin jashtë kuadratit.

14′ Gavazaj provon me një goditje nga e djathta. Topi përfundon në duart e Moçkës.

7′ Situata e parë e rrezikshme, Çyrbja nga e djathta harkon një top në zonë, por sfera përfundon në duart e portierit Shehi.

6′ Një lumë faullash të akorduar nga gjyqtari Beqiri.

1′ Ka nisur takimi, Teuta shkelmon topin e parë nga qendra/ panorama sport

Teuta dhe Skënderbeu do të diskutojnë sot çerekfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë në stadiumin “Niko Dovana”.

Durrsakët e shohin kompeticion si mundësinë e vetme për të shpëtuar diçka nga ky sezon pasi situata në kampionat lë për të dëshiruar dhe për më tepër që rrezikohet mbijetesa. “Djemtë e detit” vijnë pas barazimit 1-1 me Lushnjën në “Superligë”.

Nga ana tjetër Skënderbeu i Ilir Dajës është favoriti i madh për të shkuar në gjysëmfinale. Dihet se korçarët kanë një potencial shumë më të lartë se Teuta dhe përpos kampionatit do të synohet edhe triumfi në Kupë, kompeticion të cilin Skënderbeu nuk e ka fituar asnjëherë.

Ndeshja e fundit e zhvilluar nga Skëndrebu përfundoi me humbje kundër Luftarit në kampionat.

Teuta-Skënderbeu ora 14:00

Teuta: Moçka, Gjeorgjievski, A.Bilali, Hrkacc, Alhasan, Mustafov, Hila, Beqja, Çyrbja, Karimi, Amadu.

Trajner: Stavri Nica

Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Aliti, Jashanica, Mici, Osmani, Nimaga, Lilaj, Gavazaj, Vila, Xhejms.

Trajner: Ilir Daja.

Related posts

E BUJSHME NGA FRANCA/ 100 mijë euro gjobë për “talljen” me himnin kombëtar

Delo.autor

VETËM 20-VJEÇ/ Mesfushori shqiptar i “çmend” të gjithë me SUPER GOLIN e realizuar (VIDEO)

Delo.autor

TIRANA SI KURRË MË PARË/ Ja risitë e turit çerekfinal të Kupës së Shqipërisë

Delo.autor

Leave a Comment