Futboll Premier League

Liverpool/ Carragher: Shiteni Coutinhon, por vetëm me një kusht

Jamie Carragher beson se Liverpooli duhet ta shesë Philippe Coutinhon për një çmim më të lartë, por insiston se nuk duhet ta lerë atë të largohet deri në fund të sezonit.

Liverpooli hodhi poshtë ofertat e Barcelonës për mesfushorin brazilian gjatë verës së kaluar, por mund të mos jetë në gjendje t’i refuzojë ofertat e reja për të edhe gjatë pasi gjiganti spanjoll e ka joshur Coutinhon të kalojë në “Camp Nou” gjatë afatit kalimtar të janarit, transmeton Express.

Coutinho, 25-vjeçar, e ka ripërsëritur dëshirën për t’u larguar nga “Anfield” në mënyrë që t’i bashkohet klubit katalan gjatë këtij muaji. Madje, raportohet se ai është futur në grevë për ta detyruar klubin ta shesë.

Ndërkohë, legjenda e Liverpoolit, Carragher, ka sugjeruar që ai të shitet për një çmim të lartë, por të lejohet të largohet në verë, jo tani.

“Gjëja më e mirë është që Liverpooli të pajtohet për një shumë të majme për Coutinhon dhe ta lerë atë të largohet në verë, siç kemi bërë ne me Naby Keita, jo tani”, ka shkruar Carragher në Twitter.

Related posts

MESAZH I VEÇANTË PËR TRAJNERIN GUARDIOLA/ Mesfushori Kroos: Një ditë do të…

Delo.autor

VENDOS TË NDRYSHOJË LOOK-UN E TIJ/ Granit Xhaka i habit të gjithë me modelin e ri të flokëve (VIDEO)

Delo.autor

NIS 2020 ME KËMBË TË MBARË/ Dyshja Varane-Modric nderojnë “Los Blancos”

Delo.autor

Leave a Comment