Futboll La Liga Premier League

Liverpool në kërkim të një portieri, prioritet Oblak i Atleticos

Liverpool ka humbur një nga “diamantët” më të ҫmuar të skuadrës. Por, paratë e siguruara nga shitja në “ankandin” e “Anfield Road” të Philippe Coutinhos nuk e dëmtojnë ekipin e “Të Kuqve”. Nga 145 milionë eurot e fituara nga shitja e sulmuesit brazilian mund të shërbejnë për riparime të nevojshme në formacionin e Liverpool. Një nga problemet më shqetësuese për Klopp është besimi te një gardian i aftë.

Belgu Simon Mignolet nuk mund të justifikojë më besimin e gjermanit Klopp. Sipas “The Independent”, drejtuesit e klubit të “Anfield Road” po synojnë t’i japin fund një herë e përgjithmonë çështjes së portierit.

Dy emrat më të vlerësuar janë slloveni Jan Oblak i Atletico Madrid dhe braziliani Alisson i Romës. Por, Oblak bind më tepër drejtuesit e Liverpool falë nivelit të arritur gjatë viteve te “Los Colchoneros”.

Nëse numri 1 i portës së Sllovenisë firmos për “Të Kuqtë”, ai bëhet portieri më i kushtueshëm në historinë e futbollit. Klauzola e largimit të tij nga kryeqyteti spanjoll është 100 milionë funte.

Kurse në mesfushë opsioni më i mirë për të marrë stafetën e Coutinhos është lojtari francez i Monacos, Thomas Lemar, por lojtari ka hyrë në bisedime me Leicesterin për të qenë një alternativë rezervë e yllit algjerian Ryad Mahrez.

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ Klopp apel fansave: Mos e sulmoni autobusin e Roma-s!

Sadik.Autor

MILANI NË FESTË/ Leonardo i papërmbajtshëm, përgatit goditjen e dyfishtë

Isa.Autor

KA HUMBUR SHKËLQIMIN/ Ja pse Hummels mund të kthehet në problem te Bayern

Isa.Autor

Leave a Comment