Kategoria Superiore Shqipëri

Luftëtari “peshkon” talente, afrohet edhe kuqeziu Kejdi Balla

Pas evidentimit të talentëve si Kristal Abazaj, Dejvi Bregu dhe Eduart Rroca, Luftëtari ka nisur intensivisht punën për të ardhmen e skuadrës. Jo rastësisht dy goditjet e para në merkaton e Janarit lidhen me futbollistë të përspektivës.

Vetëm në pak orë distancë nga zyrtarizimi i sulmuesit të Kombëtares së 19-vjeçarëve, Jurgers Liçkollari nga Pogradeci, në Gjirokastër u transferua një tjetër lojtar i ekipit kuqezi të drejtuar nga Erjon Bogdani. Bëhet fjalë për sulmuesin Kejdi Balla, i rritur te Akademia e Futbollit në kryeqytet dhe që pas përfaqësimit me Kombëtaren e 17-vjeçarëve, tashmë është pjesë e ekipit të 19-vjeçarëve.

Një sinjal që te Luftëtari po mendojnë seriozisht për lojtarët që në të ardhmen e afërt do të bëhen pasardhësit e yjeve të rinj, Abazaj, Bregu dhe Rroca, që me paraqitjet e tyre kanë tërhequr interesin e klubeve pretendente në Shqipëri, por edhe të skuadrave nga liga të ndryshme europiane.Shitja e lojtarëve duket e paevitueshme, për tu dhënë mundësi që ata të rriten në karrierën e tyre, por edhe për të siguruar të ardhura financiare për arkat e klubit.

Çështja është nëse në Gjirokastër do të rezistojnë ti mbajnë yjet e tyre gjatë merkatos së janarit, ashtu si premtoi presidenti Tavo, apo nëse do të dorëzohen përballë ndonjë oferte të parezistueshme.

Related posts

U MUND NGA LAÇI/ SHEHI i kënaqur me lojën: Nuk varemi nga Gjergj Muzaka

Isa.Autor

SUPER SFIDA KUKËSI-PARTIZANI/ Ja futbollistët më të mirë dhe më pak aktivë

Delo.autor

CONFERENCE LEAGUE/ Ka bërë histori një shqiptar, ja kundërshtari i Laçit në raundin tjetër…

Delo.autor

Leave a Comment