Futboll Premier League

Jese, mbi sëmundjen e bebes së tij: Nuk do t’ia uroja as armikut

Një rikthim në Spanjë është gjëja e fundit në mendjen e Jese Rodriguez për momentin, teksa ai vazhdon të kujdeset për të birin e tij i cili ka një sëmundje që lojtari nuk do t’ia uronte armikut më të madh.

Lojtarit të Stoke i intereson vetëm shëndeti i djalit të tij të vogël Nyan, i cili, që prej lindjes verën e kaluar ka qëndruar praktikisht vetëm në spital.

Image result for Jese Rodriguez

“Nuk do t’ia uroja armikut më të madh,” shprehet Jese.

Si ai ashtu edhe Aurah, e dashura e Jese dhe mamaja e luftëtarit të vogël, ka kaluar gjashtë muajt e fundit në dhomën e spitalit, teksa doktorët po mundohen të gjejnë një zgjidhje për problemin e tij.

Situata është e rëndë, dhe kjo duket nga forma e tij në Premier League. 9 ndeshje dhe vetëm një gol.

Ai nuk ka luajtur që prej 29 nëntorit.

Image result for Jese Rodriguez

Ish-lojtari i Real Madrid është munduar të jetë në gatishmëri për ndeshjet, por trajneri Hughes nuk e ka konsideruar pasi nuk është stërvitur me grupin.

Për momentin, gjëja më e rëndësishme është jeta dhe e ardhmja e të birit të tij.

Related posts

CHAMPIONS/ Dorëzohet Inter, nuk fal Achraf Hakimi (VIDEO)

Delo.autor

E BUJSHME NGA SPANJA/ Hysaj i thotë “po” Valencias, por duhet bindur…

Delo.autor

Zidane bëhet “legjendë”/ Zbuloni kujt ja kushton trofeun e Championsit francezi

Sadik.Autor

Leave a Comment