Kategoria Superiore Shqipëri

Luftëtari zyrtarizon portierin Grek Athanasopoulos

Christos Athanasopoulos është zyrtarisht lojtar i Luftëtarit.

Gjirokastritët e kanë prezantuar sot portierin 35-vjeçar, i cili vjen nga skuadra greke e AO Trikala.

Shtatlarti ka një eksperiencë të madhe në Greqi dhe tanimë do të vihet nën urdhrat e trajnerit Hasan Lika.

Athanasopoulos do rivalizojë me portierin Shkëlzen Ruçi për të mbrojtur katërkëndëshin e Luftëtarit dhe me shumë mundësi kjo është lëvizja e fundit në merkato e bluzinjve.

Gjatë kësaj periudhe drejtuesit kanë bërë afrime të rëndësishme në ekip dhe synojnë të sigurojnë sa më shpejt mbijetesën.

 

Related posts

14 GOLA NË 4 NDESHJE NË SUPERIORE/ Bylisi shuplakë Flamurtarit, Laçi shmang humbjen në fund. Ja rezultatet

Delo.autor

TENSIONE DHE FRIKË/ Sormani refuzon të zbresë në fushën e stërvitjes. Ja si pritet rreshtimi i Partizanit në derbi

Delo.autor

SUPERLIGA/ Nderim Nexhipi emërohet drejtor i përgjithshëm te Kukësi

Q.Autor

Leave a Comment