Futboll Premier League

Man United injoron ofertën e Arsenal për shkëmbimin Alexis Sanchez-Martial

Manchester United raportohet se ka injoruar ofertën e propozuar nga Arsenal, që përfshinte shitjen e kilenit Alexis Sanchez me kusht që në transaksion të përfshihej edhe transferimi i francezit Anthony Martial, që duhej të kalonte nga “Djajtë e Kuq” te “Topçinjtë”. Një refuzim i prerë për të hequr dorë nga cilësitë e francezit Martial, pavarësisht dëshirës së madhe të Jose Mourinho, për t’i rrëmbyer rivalëve të Manchester City, sulmuesin anësor që është në skadim kontrate te Arsenal.

Rezultate imazhesh për alexis sanchez martial

Sipas “RMC”, Martial nuk është në listën e futbollistëve të diskutueshëm për realizimin e marrëveshjeve, me shefat e “Old Trafford” të bindur për ta mbajtur shtrënguar fort talentin e ri. 29-vjeçari Sanchez nuk u grumbullua me Arsenal për ndeshjen e fundit të humbur nga “Topçinjtë” përballë Bournemouth. Trajneri i Arsenal, Arsene Wenger konfirmoi pas ndeshjes se e ardhmja e Sanchez do të vendosej brenda 48 orëve të ardhshme. Nga kompanitë e basteve, United është përcaktuar si klubi favorit për të realizuar blerjen potenciale të kilenit, të gatshëm për të bërë një ofertë më të shtrenjtë se ajo e rivalëve të City.

Rezultate imazhesh për alexis sanchez martial

Wenger tentoi të përfshinte në ofertën e Manchester City gjatë merkatos së verë së kaluar edhe njërin prej yjeve të “Qytetarëve”, mes Raheem Sterling ose Sergio Aguero, për të lënë të lirë Sanchez, por marrëveshja nuk u pranua nga Guardiola. Tashmë e njëjta gjë po përsëritet edhe mes tratativave ndërmjet Arsenal dhe Manchester United, me Mourinho që e vlerëson shumë 22-vjeçarin Martial, i cili ka shënuar 9 gola këtë sezon. Ndërkohë që raportohet se kanali televiziv i Manchester United ka nisur të transmetojë golat e shënuar nga Alexis Sanchez, përfshirja e Henrikh Mkhitaryan duket si një tratativë më e pranueshme mes Arsenal dhe Unted, ndonëse edhe City me Guardiolan nuk dorëzohen.

Related posts

MODELJA SEKSI/ MESSI e “zhbllokon”: Miss Bum Bum hap këmbët dhe…(FOTO)

Isa.Autor

Për Raiolan, është i mundshëm transferimi i Pogbas në Real Madrid

Q.Autor

MERKATO/ PSG dhe Juventus negociata për shkëmbimin e lojtarëve

F.autor

Leave a Comment