Champions League Futboll Sport

TITANËT “LUFTOJNË” PËR KURORËN E CHEMPIOS LEAGUE/ PSG e Bayern gati, zbuloni rreshtimet

Mbrëmjen e sotme do të luhet finalja e madhe e Champions League. Në Lisbonë të Portugalisë, Bayern Munchen dhe PSG do të përballen për trofeun më të rëndësishëm të futbollit për klube.

Nga njëra anë sulmi i shpejtë i PSG me Mbappe, Neymar dhe Di Maria kurse nga ana tjetër “furia” bavareze me një mbrojtje e mesfushë të blinduar dhe më një Lewandowski në krye që nuk fal. Ndërkohë sot më në fund Champions League do të përfundojë pas një zgjatje prej 425 ditësh. Në mars kompeticioni më i rëndësishëm evropian për klube u ndërpre për më shumë se 3 muaj dhe kjo ndoshta do të jetë zgjatja më e madhe në historinë e saj.

Ekipi gjerman vjen si favorit pas fitoreve të thella në këtë kompeticion, ku bie në sy edhe goleada 8-2 ndaj Barcelonës. Nëse do të fitojë sot, klubi legjendar do të arrijë suksesin numër 6 në histori në Kupën e Evropës.

Ndërkohë, PSG mund të shkruajë historinë nëse triumfon sot, pasi për klubin francez do të ishte hera e parë në histori që ngre Champions League. Gjithashtu, është hera e parë për ta që arrijnë në një finale të këtij kompeticioni.

“Jam shumë i lumtur. Nuk do të bëjmë asgjë speciale në këtë takim sepse vetë kjo ndeshje dhe ajo që përfaqëson është tashmë speciale”, u shpreh përpara ndeshjes trajneri i PSG-së, Tuchel.

Si do rreshtohen skuadrat

Trajnerët Thomas Tuchel dhe Hans Flick kanë menduar edhe për formacionet dhe ka dilema. Te PSG Keylor Navas edhe mund të rikuperohet, por gjithsesi gati është edhe Rico. Sonte mund të ketë edhe një vend për italianin Verrati.

Te Bayern Munich gjithashtu ka dilema. Boateng ka pasur nëj shqetësim një ditë më parë dhe do të vendoset në minutat e fundit. Niclas Sule është gati. Një tjetër pikëpyetje është nëse Kimmich do të luajë në mesfushë për t’i hapur një vend Pavard në mbrojtje, me Thiago që do të përfundonte në stol.

PSG: Rico; Kehrer, Thiago Silva, Kimpembe, Bernat; Verratti, Marquinhos, Herrera; Di Maria, Neymar, Mbappe

Bayern Munich: Neuer; Kimmich, Boateng, Alaba, Davies; Goretzka, Thiago; Perisic, Muller, Gnabry; Lewandowski

Related posts

SFIDA NDAJ LETONISË PËR “KATAR 2022″/ Mediat malazeze “shpërthejnë” për gjendjen e fushës: Skandaloze… (FOTO)

Delo.autor

PARA FINALES CHAMPIONS/ Cana përqafon dhe qesh me Pochettinon: Kur ishte 16 vjeç tek PSG-ja…

Delo.autor

Ja se si FIFA “shpërblen” gjyqtarin Orsato pas gabimeve në Inter-Juve

Sadik.Autor

Leave a Comment