Futboll Premier League

Man United nuk ia uron ditëlindjen Mkhitaryan, por shihni çfarë bën Pogba

Unitedi nuk ia uron ditëlindjen, por Paul Pogba po.

Manchester United nuk ia ka uruar ditëlindjen Henrikh Mkhitaryanit, që ende është lojtar i Djajve të Kuq, përderisa nuk ka ndonjë konfirmim nga Arsenali për transferimin e ish mesfushorit të Borussia Dortmundit.

Mkhitaryan është viktimë e marrëveshjes mes Djajve të Kuq dhe Topçinjve për transferimin e Alexis Sanchez dhe meqenëse ngjarjet më të mëdha për këtë shkëmbim u zhvilluan ditën e djeshme, Unitedi vendosi të mos ia uroi ditëlindjen armenit.

Por, Paul Pogba ka reaguar në rrjetet sociale, duke ia uruar 29 vjetorin e lindjes armenit.

“Çfarë jam duke marrë për ditëlindje?”, ka shkruar armeni në Instagram.

Paul Pogba ka reaguar në rrjetet sociale, duke ia uruar 29 vjetorin e lindjes armenit. Madje, Pogba ishte në hotel me armenin dhe agjentin Mino Raiola, që është agjent i dy futbollistëve.

Mkihtaryan tashmë gjendet në Londër dhe është duke pritur konfirmimin zyrtar nga dyja klubet. +

Related posts

Leonardo: I kemi idetë e qarta, ai përfaqëson historinë e Milan-it

Sadik.Autor

NË PRAG TË SFIDËS NDAJ “DEMAVE”/ Trajneri i Qarabagut: Përvoja duhet të na ndihmojë, veçanërisht…

Delo.autor

VDEKJA E EMILIANO SALA/ Tani Cardiff rrezikon shumë, pa sulmues dhe…

Delo.autor

Leave a Comment