Futboll Seria A

Vecino: Jemi në rrugën e duhur për t’iu kthyer fitoreve

Mesfushori i Interit, Matias Vecino, insiston se zikaltrit janë në rrugën e duhur pas barazimit 1-1 me Romën.

Edhe pse skuadra nga Milano tash e gjashtë javë është pafitore, uruguaiani shpreson dhe beson se skuadra është në nivel dhe se tre pikshi do vijë në xhiron tjetër.

“Ne nuk mund të kumbisnim këtë ndeshje, kemi dhënë gjithçka në pjesën e dytë dhe kemi shtyrë Romën prapa. Mendoj se barazimi është rezultat i drejt”, ka thënë ai për Mediaset Premium.

Vecino ka shënuar dy gola me fanellën e Interit dhe të dy kanë ardhur ndaj klubit romak.

Matias Vecino duke festuar golin e barazimit ndaj Romës në Giuseppe Meazza (Getty Images)

“Roma më sjell fat të mirë, por më e rëndësishmja është që skuadra të merr tri pikët. Kemi pasur disa probleme së fundmi, por jemi në rrugën e duhur për t’iu rikthyer fitoreve, të shpresojmë në takimin e radhës”, shtoi për fund Vecino.

Pas këtij barazimi skuadra e drejtuar nga Luciano Spalletti vazhdon në vendin e katër me 43 pikë, ndërsa Roma një pozitë më poshtë me 40 pikë.

Ndeshja e ardhshme e Interit është ndaj Spalit.

Related posts

10 penalltitë e humbura, që rezultuan fatale për skuadrat përkatëse (VIDEO)

Q.Autor

MERKATO E SUPERIORES/ Tirana fillon të lëvizë, Pejiç bën goditjen e parë tek Kukësi. Ja afrimet dhe largimet…

Delo.autor

“GLADIATORI”/ BERISHA menjëherë protagonist te Lacio, ja vlerësimi që i bëjnë në Itali

Isa.Autor

Leave a Comment