Futboll Sport

NGA FUTBOLLISTËT TEK PRESIDENTËT E KLUBEVE/ Ja kur sportistët kanë pasur nevojën e truprojave

Trupat policore dhe karabinierët do kalojnë më shpesh në pallatin milanez ku banon Antonio Konte. Trajneri i Interit u është drejtuar menjëherë forcave të rendit dhe ka lajmëruar klubin, pasi ka marrë një letër anonime (ku shkruheshin shumë kërcënime) dhe një fishek. Denoncimi i trajnerit zikaltër dhe vigjilenca e predispozuar për ta mbrojtur nuk përfaqësojnë rastin e parë të një figure të lidhur me futbollin që vendoset nën mbrojtje përballë rreziqeve për sigurinë e tij.

Në një të kaluar, edhe futbollistë dhe drejtues të tjerë kanë pasur nevojën e një mbrojtjeje, si pasojë e kërcënimeve të vazhdueshme dhe frikësimesh.

ABILA NË ARGJENTINË, OZIL NË LONDËR Tetorin e kaluar, Ramon Uançope Abila, sulmuesi i Boka Zhuniors, u detyrua të jetonte i shoqëruar pas disa kërcënimeve për vdekje. Në një seri telefonatash kërcënohej fillimisht babai, më pas vetë futbollisti, për sekuestrim personi. Ndërsa verën e kaluar u shndërrua thuajse në një episod viral çështja e Mesut Ozil dhe Sead Kolashinac, futbollistëve të Arsenalit, të dy në qendër të një lufte mes bandash në Londër. U sulmuan nga disa persona të armatosur me thika mbi një motor. Kishin reaguar për të pësuar më pas në ditët e ardhshme një vjedhje në vilë (Ozili) dhe kërcënime nga bandat famëkeqe londineze. Për futbollistët e “Topçinjve” u programua një eskortë 24 orë në 24 dhe përjashtimi nga angazhimet e kampionatit për transferuat sezonale të Premier Ligës.

PRESIDENTËT, NËN SHËNJESTËR Nga shtatori Masimo Ferrero, presidenti i Sampdorias, është i mbrojtur nga vigjilenca e dedikuar nga kuestura e Gjenovës. Saktësisht siç ishte i detyruar të jetonte Enriko Preciozi, presidenti i Xhenoas, i cili mendohet të mos ketë ndjekur një ndeshje të skuadrës së tij në stadium nga 7 tetori i 2018-ës. Në kryeqendrën e Ligurias të dy presidentët janë përpjekur në më shumë se një rast për t’u përballur me tifozëritë e tyre më ekstreme por, faj edhe i rezultateve jobrilante, dialogu është shndërruar menjëherë në kërcënime dhe frikësime. Beteja me ultrasit e tyre është një çështje me të cilën është mësuar edhe Klaudio Lotito: “Jetoj me truprojë për të luftuar tifozërinë e dhunshme”. Tifozëria bardhekaltër përfshihet shpesh në kronikën e episodeve larg fushave dhe është ajo mes të cilave ka pësuar më shumë skualifikime ndër vitet e fundit.DE-LAURENTIS-E-FERRERO

NAPOLI I NXEHTË Më të fundit rastet e Zielinskit dhe Alanit te Napoli. Në qytetin jugor është një periudhë tensioni mes tifozërisë, klubit dhe futbollistëve, mbi të gjitha ata që në grup kishin vendosur të braktisnin grumbullimin e imponuar nga presidenti Aurelio De Laurentis. Gjatë ditëve të kaluara, disa hajdutë kanë dëmtuar automjetin e bashkëshortes së Zielinskit, ndërsa partnerja e Alanit është detyruar të mbyllë profilin personal në rrjetet sociale si pasojë e kërcënimeve të pësuara. Në të kaluarën futbollistë të tjerë të Napolit kanë pasur rreziqe, si Kamilo Zuniga në Kolumbi pas një faulli të rëndë ndaj Nejmarit gjatë Botërorit 2014: goditja me gju i kushtoi kampionit brazilian frakturën e një vertebre. Pas disa frikësimesh, policia kolumbiane vendosi mbrojtësin nën mbrojtje. Edhe argjentinasi Gonzalo Higuain ka marrë kërcënime të rënda anonime, që e akuzonin si “tradhtar” pas kalimit nga Napoli te Juventusi, aq sa ditët e para në Torino shoqërohej nga operacionet speciale.

VAJZAT E SPORTINGLOKRIT Por, nuk janë realitete të ekspozuara mediatikisht. Në vitin 2015 ka bërë të diskutohet në Itali rasti i skuadrës së futbollit me pesë lojtarët e Lokrit në Kalabri. Kërcënime kundrejt futbollisteve dhe drejtuesve të SportingLokrit, për të cilët është kërkuar mbrojtja. Ndërsa presidenti kishte marrë një letër frikësuese e gjetur në ndenjësen e makinës, dedikuar vajzës 3-vjeçare.

Related posts

MILAN-BOLOGNA/ Suso zhbllokon sfidën për “kuqezinjtë”, ja goli fantastik (VIDEO)

Delo.autor

BËN PARASHIKIMIN PËR DERBIN E MADONINËS/ Brehme: Milan-Inter? Mendoj se fitojnë “Zikaltërit” me rezultatin…

Delo.autor

E FUNDIT/ Juventus merr vendim mbi sulmuesin Morata, zbulohen detajet nga Spanja

Delo.autor

Leave a Comment