Futboll Premier League

Manchester City ofron €25 mln për Alexis Sanchez, Wenger mohon kontaktet

Pas Coutinhos është padyshim kileni Alexis Sanchez futbollisti më i përfolur në këtë merkato dimri, me Arsenal që refuzoi në verë një ofertë stratosferike prej €80 milionë të Manchester City, kur yllit të “Topçinjve” i kishte mbetur vetëm 1 vit nga skadenca e kontratës.

Tashmë që ditët e Sanchez te ekipi londinez sa vijnë e shkurtohen, trajneri i Arsenal, Arsene Wenger mohon që të jenë vendosur kontakte mes dy klubeve. “Nuk ka patur kontakte me Manchester City. Sanchez është mes titullarëve të mundshëm për ndeshjen e nesërme kundër Chelseas, për Kupën e Ligës angleze”, deklaroi Wenger.

Pavarësisht pretendimeve të trajnerit Wenger, sipas raportimeve të “The Guardian”, klubi që kryeson Premier League ka paraqitur tashmë ofertën prej €25 milionë, ndërkohë që konfirmohet gjithashtu se vetë Alexis Sanchez ka gjetur akordin personal me “Qytetarët”, për një kontratë që parashikon pagën prej €300,000 në javë.

Pep Guardiola këmbëngul që të përforcojë edhe më shumë sektorin e tij ofensiv për pjesën e dytë të sezonit, me trajnerin e Manchester City, insistues për tu ribashkuar me ish-futbollistin e tij nga kohët e Barcelonës.

Related posts

MANCHESTER CITY-LIVERPOOL/ Pas 13 minutash lojë, ylli Salah zhbllokon sfidënd nga… (VIDEO)

Delo.autor

Tirana rikonfirmon titullarët, Daja dhe Kërçiku rinovojnë edhe për dy vite

Sadik.Autor

Milan arrin marrëveshje me yllin nga Premierliga

Q.Autor

Leave a Comment