Futboll La Liga

Prapaskena/ Barça ka kërkuar “Të Mrekullueshmin” e Serisë A para Coutinho-s

Coutinho ka kaluar nga Liverpool te Barcelona për 160 milionë euro. Pas Neymar (222 milionë) dhe Mbappe (180 milionë) është bërë një nga futbollistët më të kushtueshëm të historisë së futbollit. Por braziliani, i cili ka marrë edhe urimet e “O Ney” për aventurën e tij të re, nuk ka qenë i vetmi emër në listën e preferencave të Barçës.

Bëhet fjalë për Lorenzo Insigne, siç ka zbuluar “Sky Sport”. “Il Magnifico” (i mrekullueshmi) ka qenë një nga objektivat e gjigantëve të futbollit spanjoll para se këta të fundit të siguronin shërbimet e “Cou”.

Në fakt, gjithmonë sipas “Sky Sport”, ka pasur kontakte mes dy klubeve, por Napoli nuk ka pranuar ta shesë fantazistin e Maurizio Sarri-t dhe nuk ka pranuar të nisë negociatat me katalanasit.

Related posts

BEFASON MANCINI/ Fytyra të reja në kombëtaren italiane për Nations League

Isa.Autor

Arsenali ofron 28 milionë euro për portierin gjerman

Sadik.Autor

ELIMINIMI NGA EUROPA LEAGUE/ “Shpërthejnë” tifozët e Tottenham, kërkojnë shkarkimin e trajnerit Mourinho

Delo.autor

Leave a Comment