Futboll Premier League

Manchester City i rekordeve, shpallet klubi me financat më të fuqishme në botë

Klubi i Pep Guardiolës ka shënuar 78 gola në 28 ndeshje në Premier Ligën Angleze dhe në Ligën e Kampioneve, një mesatare prej gati tre gola një ndeshje, si dhe kanë humbur vetëm një herë.

Ata e kanë bërë këtë duke luajtur një futboll mjaft të bukur dhe duke i dhuruar tifozëve emocionet e munguara.

Nëse City është mësuar të thyejë rekorde në Premier League këtë sezon, ata po dominojnë edhe në Europën sipas një raporti të ri financiar të futbollit.

Në një studim të kryer nga Soccerex – organizatorët e forumit më të madh të financave të futbollit në botë – City u konsiderua si klubi më i fuqishëm financiar botëror, duke mundur fuqitë tradicionale si Real Madrid, Barcelona dhe rivalët ndër-qytetorë të Manchester United.

David Wright, drejtor i marketingut i Soccerex, tha se studimi i parë i kompanisë në financimin e futbollit theksoi se si peisazhi i futbollit ka ndryshuar globalisht gjatë dy dekadave të fundit.

“Ne donim të krijonim një studim që dha një vlerësim më të gjerë të financave të futbollit, një që reflektonte realitetin modern të futbollit, të ndikuar nga rritja e investimeve të pronarëve dhe nevoja për menaxhim më të mirë financiar”, tha Wright në një deklaratë.

Top 10 klubet më të pasura
Mançester City
Arsenal
PSG
Guangzhu Evergrande
Totenhem
Real Madrid
Mançester Junajtid
Juventus
Çelsi
Bajern Mynih

Related posts

Icardi në dyshim për ndeshjen e fundjavës

Q.Autor

E BUJSHME NGA SPANJ/ Kërkohej nga Milani, regjizori i Realit gati të largohet nga Madridi!

Delo.autor

NUK DO TA BESONI/ Çudia në ITALI, arbitri akordon PENALLTI për…SHARJE

Isa.Autor

Leave a Comment