Futboll Seria A

Merkato e Interit, Spalletti dëshpëron tifozët zikaltër

Trajneri i Interit, Luciano Spalletti, nuk dëshiron të diskutojë për tregun e transferimeve, duke insistuar se lojtarët që ka në dispozicion duhet ta dinë se ai është i bindur nga cilësitë e tyre.

“Zikaltrit” nuk do të jenë në gjendje të bëjnë investime të mëdha gjatë këtij muaji, sepse nuk guxojnë t’i shkelin kufizimet e Financial Fair Play (FFP).

“Mënyra më e keqe për t’u lënduar është të vazhdosh të thuash se ne kemi nevojë për një fushatë të madhe të transferimeve, pasi klubi e ka bërë të qartë se ekzistojnë parametra të caktuar që duhet të respektohen. Nuk është në rregull dhe respektuese. Duke menduar për prurje të reja, e zvogëlojmë mundësinë për ta përmirësuar nivelin e skuadrës”, ka thënë Spalletti.

Ai ka shtuar se lojtarët e tij duhet të kuptojnë se ai e di që ata kanë cilësi.

“Kjo nënkupton se mund të planifikojmë për të ardhmen në mënyrën e duhur, pa keqkuptime. Këta lojtarë duhet ta dinë se unë jam i bindur nga cilësitë dhe potenciali që kanë”, ka shtuar ai.

Related posts

PAS BARAZIMIT NË CHAMPIONS/ Klopp: Duhet të kishim shënuar, ishte një ndeshje…

Delo.autor

Salah shkatërron Bournemouth me një super gol… (VIDEO)

Isa.Autor

JUVENTUS NË ANKTH/ Ronaldo ka problem serioz tek kombëtarja portugeze!

Delo.autor

Leave a Comment