Futboll Kategoria Superiore Sport

DISIPLINA MERR VENDIMIN/ Ndërprerja e ndeshjes Vllaznia-Shiroki, UEFA gjobit klubin shkodran me…

Si pasojë e ndërprerjes së ndeshjes Vllaznia-Shiroki Brijeg së një jave më parë ku tifozët shkodranë festuan me fishekzjarrë dhe flakadanë nga ku arbitri ndërpreu për disa minuta takimin, klubi shkodran gjobitet me shumën e 10,700 euro.

“Panorama Sport” ka mësuar se dje në Komisionin e Disiplinës në UEFA klubi shkodran është gjobitur me shumën e majme pas shpërthimit në festë të tifozerisë kuqeblu pas golit të realizuar.

Sfida Vllaznia-Shiroki Brijeg përfundoi me rezultatin 3-0 nga ku skuadra shkodrane u kualifikua për më tej dhe në orën 19:00 do të luajë në turin e dytë të Ligës së Konferencës ndaj AEL Limasol në transfertë.

Related posts

“JEMI SHUMË TË..”/ Pas Chris Richards, një tjetër amerikan tek Bayern Munich

Delo.autor

LIVE/ Starton sfida Champions Real Madrid-Brugge

Delo.autor

Zviceranët e gdhijnë pas fitores me Serbinë, flamuri shqiptar valëvitet në mes të Rusisë(FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment