Futboll Kategoria Superiore Sport

SPEKTAKËL NË BALLSH/ Bylisi dhe Partizani ndahen në “paqe”

Është mbyllur në barazim 1-1 ndeshja mes Bylisit dhe Partizanit në stadiumin “Adush Muça”, në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të në Kategorinë Superiore.

Ndeshja nisi shumë mirë për vendasit, të cilët që në fillim kishin disa raste për shënim dhe dukeshin më kërkues.

Duhet të vinte minuta e 18’, kur Edison Ndreca shënoi një supergol nga goditja e dënimit duke i dhënë avantazhin ekipit të tij, rezultat me të cilin u mbyll edhe pjesa e parë. E dyta foli e gjitha për Partizanin, që dominoi duke kërkuar me ngulm golin.

Pikërisht atë e gjeti në minutën e 70’ me Braun, i cili shënoi pas një krosimi të marrë nga Trashi. Edhe pas kësaj rastet ishin të shumta, por asnjëra skuadër nuk ia doli të shënojë.

Me këtë barazim, Partizani shkon në vendin e 5-të me 48 pikë, ndësa Bylisi në vendin e 7-të me 44 pikë.

Related posts

E FUNDIT/ Ronaldo vendos për ndeshjen ndaj Kroacisë!

Delo.autor

NUK NDALET AS NË NATIONS LEAGUE/ Ylli Haaland shënon një SUPER GOL NDAJ Irlandës së Veriut (VIDEO)

Delo.autor

E BUJSHME NGA ANGLIA/ E ardhmja e CR7, në krah të Messi-t ose te rivalët e Juventus-it

Delo.autor

Leave a Comment