Futboll La Liga Sport

ZIDANE MERR LAJMIN E KEQ/ Goditje e rëndë për lojtarin e Real Madrid-it, mbyll sezonin dhe humb Europianin

Alarm te Reali i Madridit dhe te Franca. Ferlo Mendi ka mbyllur sezonin. Ai që dukej një dëmtim i lehtë në kockën e kërcirit të këmbës ka rezultuar më serioz.

Lojtari madrilen u është nënshtruar ekzaminimeve dhe është vërejtur një problem më i madh, çka do të thotë se i ka dhënë lamtumirën sezonit me madrilenët, por gjithashtu edhe kampionatit Europian me Francën.

Duhet një mrekulli që ai të jetë gati për një muaj dhe lojtari do të fillojë të mendojë për sezonin e ardhshëm. Inflamacioni i muskulit ka bërë që lojtarit t’i duhet një pushim i gjatë për të qenë gati për fillimin e sezonit me Realin. Mendi ishte një nga lojtarët më në formë dhe mungesat e tij në ndeshjet e fundit kanë ndikuar edhe në rënien e Realit.

Related posts

Panik tek Milan, Real Madridi hidhet në sulm për yllin kuqezi

Q.Autor

BILANC KATASTROFË/ Vazhdojnë problemet tek Real Madrid, 65 dëmtime në 13 muajt e fundit

Delo.autor

Skandali i dopingut, FIFA manipuloi provëzat e organizatorëve rusë

Sadik.Autor

Leave a Comment