Të tjera

Marrëveshja, dy Koretë do parakalojnë së bashku në Olimpiadë

Dy Koretë, ajo e Jugut dhe e Veriut, do të parakalojnë së bashku në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike dimërore “Pyeongchang 2018”, turne që zhvillohet në Korenë e Jubut më datat 9-25 shkurt. Marrëveshja mes dy shteteve është arritur sot gjatë një takimit të zhvilluar në qytezën e famshme të Panmunjim, por edhe me asistencën e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC). Përcveç kësaj, dy Koretë do të përfaqësohen me një ekip të përbashkët kombëtar të femrave në sportin e hokejit

Dy Korete parakalojne se bashku nen te njejtin flamur

Marrëveshja është arritur verbalisht, ndërkohë që firmat do të hidhen më 20 janar në Lozanë, në zyrat e IOC-it, ku të pranishëm, përveçse drejtuesve të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (presidentit Thomas Bach) do të jenë edhe përfaqësues të olimpizmit të dy Koreve. IOC, përmes një komunikate, tha se së shpejti do të zyrtarizohet edhe mënyra e pjesëmarrjes dhe ajo e përbërjes së stafit të delegacionit olimpik koreano-verior, duke qenë se afatet në këtë drejtim kanë kaluar.

Related posts

ISHTE PLANIFIKUAR MË 24 KORRIK/ Menaxheri: Dueli Tyson Fury-Deontay Wilder shtyhet për në tetor

Delo.autor

“TI JE FRIAKCAK, BOLL E RUAJTËT KËTË GOCË TË VOGËL”/ Marku kërkon me patjetër duel me Konor Ben (FOTO)

Delo.autor

FORMULA 1/ Hamilton në “pole position” në Mugello, i dyti Bottas. Leclerc siguron vendin e pestë

Delo.autor

Leave a Comment