Të tjera

Cyborg: Jam gati të përballem me Nunes, por me disa kushte

Cris Cyborg, kampionia e botës në peshën “featherweight” (pesha pupël) ka deklaruar sot se nuk është 100% kundër idesë për të zhvilluar një përballje me kampionen e botës në peshën “bantamweight” (pesha gjel). Ajo është gati të pranojë këtë sfidë edhe pse ka disa kushte që kjo përballje mes dy sportisteve braziliane të ndodhë.

Cyborg beson se do ta fitojë me lehtësi këtë sfidë me patrioten e saj, duke parë se Nunes mezi mposhti rivalen Valentina Shevechenko në shtator të vitit të kaluar (me vendim jo-unanim të gjyqtarëve).

Por, mbi të gjitha Cyborg i ka kërkuar UFC-së që kjo sfidë me Nunes të jetë eventi kryesor i mbrëmjes dhe të ardhurat nga kjo përballje të jetë të kënaqshme.

Unë jam gati të përballem me të në një event të madh, si sfidë kryesore. Duel që të ketë fitime të mëdha, sidomos në PPV-Pay Per View (paguaj për ta parë).

Unë e kuptoj që ajo nuk është McGregor, por Amanda mezi arriti të kapë shifrën e 100 mijë PPV në shtator”, tha Cyborg, që gjithnjë ka shprehur dëshirën se është më mirë të përballet me një sportiste të peshës së saj dhe jo me një sportiste që vjen nga një division tjetër.

Mendoj se përballja ime me Amanda është një sfidë e madhe, në peshën time nuk ka asnjë shans, ndërkohë që është mundur disa herë në peshën e saj. Unë s’ kam probleme të përballem me të, por për UFC-në është më mirë të gjejë një rivale nga pesha ime dhe përkrahë ato”, tha Cris Cyborg Justino.

Related posts

Mayweather provokon sërish McGregor: Unë vrasës, t’i një ku*vë

Q.Autor

“AI ËSHTË 40 VJEÇ DHE…”/ Trajneri frenon rikthimin e Federer: Ka pak shanse të luajë në “Australian Open”

Delo.autor

NUK I NDAHEN PROBLEMET PËR MCGREGOR/ Kampioni i UFC-së mund të arrestohet për herë të dytë

Delo.autor

Leave a Comment