Futboll La Liga Ligue 1

“MCN” shënon më shumë se krejt Real Madridi. Hija e PSG-së afrohet mbi “blaugranët”

PSG vazhdon të jetë i papërballueshëm nga askush në sezonin e tanishëm. Numrat e tij trembin edhe më shumë pas “ekspozitës” së fundit në Ligue 1, fitores 8-0 ndaj në Dijon, me Neymarin që realizoi “poker” golash. Falë këtyre tetë golave, ekipi i drejtuar nga Unai Emery arriti kuotën e 100 golave në këtë sezon, në të gjitha garat. Këto gola shpërndahen si më poshtë: 67 në kampionat, 25 në Ligën e Kampionëve, 6 në Kupën e Francës dhe 2 në Superkupën e Francës. Krejt e kundërta ndodh në orbitën e Real Madridit, rivali i parizienëve në raundin e radhës të Champions-it, ku golat po shënohen me pikatore.

Nga ana e tij, ekipi i drejtuar nga Zidane ka arritur të shënojë 68 gola në këtë sezon, në të gjitha garat: 32 në La Liga, 17 në Champions, 9 në Kupën e Mbretit, 5 në Superkupën e Spanjës, 3 në Botërorin e Klubeve dhe 2 në Superkupën Europiane. Krahasimi në mes të dhënave të golashënuesve të dy ekipeve është i pafavorshëm në Madrid, jo vetëm nga diferenca e golave ​​(32 më pak kanë të bardhët e Zidane), por edhe për shkak se PSG-ja ka arritur 100 gola, aq shumë, duke luajtur më pak ndeshje se Real Madridi: 29 ka luajtur ekipi i Emery, përkundrejt 33 ndeshjeve të ekipit të Zidanes. Hija e PSG-së sa vjen dhe afrohet mbi “Shtëpinë e Bardhë”…

Nëse u referohemi “tridentë”-ve të dy ekipeve në fjalë, MCN e PSG-së ka realizuar 12 gola më shumë se i gjithë Real Madridi në La Liga. Pra, shifrat mbresëlënëse të parizienëve janë të tilla kryesisht për shkak të “tridentit” të tyre të madh sulmues. Në Ligue 1 Mbappé, Cavani dhe Neymar ndajnë midis tyre 44 gola në 21 javët e kampionatit francez. Këta të tre kanë tashmë 12 gola më shumë se sa ka shënuar i gjithë Real Madridit në 18 javë të kampionatit spanjoll.

Related posts

SFIDA NDAJ JUVENTUS/ Torreira paralajmëron rivalët: Po arrij formën që doja, herët ose vonë…

Delo.autor

TRONDITET BARCELONA/ VIDAL pa fat: Dëmtohet në gjurin e djathtë dhe braktis…

Isa.Autor

NATIONS LEAGUE/ UEFA zhduk “garancinë” se Shqipëria se do jetë në play-off të “Euro 2024”

Delo.autor

Leave a Comment