Futboll Ligue 1 Seria A

MERKATO/ Braziliani Lucas është prioritet i sulmit për Napolin

Refuzimi i fundit i Simone Verdi, i cili ka vendosur të qëndrojë në Bolonja, i ka prishur disi planet e Napolit, i cili mendonte se kishte gjetur tashmë sulmuesin e duhur për Sarrin. Megjithatë, “lupa” e klubit blu është vendosur mbi një tjetër futbollist, tashmë. Ai është Lucas Moura i PSG-së, aktivizimi i të cilit në “Parce des Princes” përfundoi me formimin e “tridentit” Mbappe-Cavani-Neymar. Tani, ai është zgjedhje e gjashtë e trajnerit Emery, prapa Di Maria dhe Draxler. Siç është raportuar nga “Corriere dello Sport”, braziliani është prioritet i drejtorit sportiv Guintoli, i cili kërkon të shfrytëzojë mungesën e kohës së aktivizmit me parizienët.

Mos harroni edhe pistën që të çon te Younes, tani i rezervuar nga Napoli. Kontrata e tij me Ajax skadon në qershor. Qëllimi i shoqërisë napolitane është të parashikojë ardhjen e tij, me kusht që holandezi të jetë i bindur se përvoja e tij në Amsterdam mund të konsiderohet praktikisht e përfunduar.
Sa për Deulofeu, marrëveshja është ende larg: huazimi me të drejtën e blerjes së plotë nuk i ngroh zemrat e drejtuesve të Barcelonës, që janë duke pritur për një propozim më të mirë. Për Politano, nga ana tjetër, Napoli është duke pritur shenja të hapjes nga Sassuolo. Ndoshta një ofertë prej 20 milionë eurosh mund t’i ndryshojë kartat në tryezë.

Do të ketë, gjithashtu, një sondazh për Florian Thauvin, një yll i Marsejës, me vlerë të paktën 35 milionë euro. Alternativa e tij përfaqësohet nga lojtari i datëlindjes 1997, Diogo Goncalves i Benfica, një profil i vlerësuar para së gjithash në perspektivë.

Related posts

10 GOLA NË KAMPIONAT/ Armando Sadiku me ecuri rekord

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ E pabesushme, shikoni rastin e artë të humbur nga ylli Salah ndaj Real Madrid (VIDEO)

Delo.autor

SHËNOI SUPER GOL NË “PREMIER LEAGUE”/ Ja nota e Armando Brojës

F.autor

Leave a Comment