Futboll Premier League

Dorëzohet Conte: Nuk konkurojmë dot me ekipet e Manchester!

Antonio Conte ka praunar se Chelsea nuk mund të konkurojë më me dy klubet e Manchester, sa i përket fuqisë së tyre për të shpenzuar para dhe pushtet. Trajneri i Chelseas beson se blerja spektakolare e United, Alexis Sanchez, në një marrëveshje që e bën kilenin futbollistin më të paguar në Angli, me një pagë javore plot £350,000, dhe shpenzimi total prej £124miilionë me blerje në merkaton e verës nga ana e City, thekson se të dy klubet janë jashtë zonës së arritjes për ekipet e tjera të Premier League. Trajneri italian ka parashikuar se Real Madrid, Barcelona dhe Paris Saint-Germain duhet të ruhen gjithashtu nga pushteti financiar i dy klubeve të Manchester.

“Këto dy klube mund të shndërrohen në një rrezik vërtetë serioz për ekipet e tjera në botë. Ata janë që tashmë të fuqishëm dhe duan të investojnë. Për Alexis Sanchez, vetëm një ose dy klube mund të paguajnë atë rrogë. Ka vetëm dy klube që qëndrojnë në krye në këtë ligë dhe ato qëndrojnë aty. Të tjerët duhet të luftojnë. Nuk është e lehtë të mendosh që të përfundosh sipër tyre. Ne nuk ishim kurrë në këtë garë për Sanchez, për shkak të rrogës së tij. Por nuk jemi të shqetësuar. Nëse punon, atëherë mund të luftosh këta ekipe të mëdhenj”, deklaroi Conte.

Related posts

Zëvendësuesi i Astorit shënon gol ndaj Beneventos, shikoni si feston ai

Q.Autor

KATAR 2022/ Suedia mposht Kosovën në “Fadil Vokrri”, bomberi Ibrahimovic vendimtar me asist

Delo.autor

S’flitet për futboll, lojtari i Vllaznisë kërcënohet me jetë

Q.Autor

Leave a Comment