Futboll Seria A

Merkato/ Lazio, Tare hedh sytë nga Brazili për yllin e Gremios

Pavarësisht elozheve që i janë bërë nga media italiane javët e fundit për lëvizjet e studiuara mirë që ka kryer në merkato dhe  të ardhurave që ka përfituar Lacio nga transferimet apo rinovimet, Igli Tare nuk e ka humbur toruan. Sipas “Il Corriere dello Sport”, drejtori sportiv  i Lacios është duke përgatitur për blerjen e madhe të merkatos, të cilën e shesh edhe si sfidë personale.

Luan Viera, sulmuesi i skuadrës së Gremios në kampionatin brazilian është objektivi i radhës i Tares. 24-vjeçari ndiqet edhe nga klube të tjera në Europë, megjithatë Tare ka rivendosur kontakte pozitive me drejtuesit e klubit brazilian dhe problemi i vetëm mbetet ana financiare pasi Gremio nuk kërkon ta lëshojë futbollistin pa përfituar një shumë të majme. Gjithsesi Tare është i bindur se mund ta kryejë këtë operacion pa shumë shpenzime deri në mbylljen e merkatos së janarit.

Related posts

Andres Iniesta prezantohet në Japoni te Vissel Kobe

Sadik.Autor

Ngrihen akuza të rënda edhe ndaj Interit pas derbit me Juventusin

Sadik.Autor

BËN KOSH ME KËMBË/ Po bëhet virale në botë, shikoni trukun spektakolar të djaloshit shqiptar (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment