Futboll Kategoria Superiore Sport

U EMËRUA DJE/ Gjoka flet për herë të parë si trajner i Kamzës dhe shpalos objektivat

Nuk është një mision i thjeshtë ai që ka vendosur të marrë përsipër Ernest Gjoka. Kamza ndodhet në pozita të vështira dhe morali i skuadrës është në minimumin e mundshëm. Puna është baza ku do të filloj ringritja dhe tekniku ka nisur menjëherë të vendosë themelet e reja tek ekipi. Pavarësisht labirinteve të shumtë që paraqet kjo sfidë, Gjoka ka besimin se do të gjendet rruga e duhur.

“Sigurisht që është një sfidë e vështirë, por mos harroni se kjo është puna jonë, që të marrim përsipër këto sfida., Sigurisht që ndonjëherë kemi sfidë arritjen e suksesit, ndërsa herë të tjera duhet të kalojmë këto vështirësi. Kam folur qartë me presidentin Qarri, madje për disa orë dhe kam besim te grupi, pasi ka cilësi dhe shpresoj e besoj, që do të arrijmë atë që duam”, deklaroi Gjoka.

Trajneri aktual e ka ndjekur deri më tani Kamzën në rolin e opinionistit dhe sipas tij skuadrës i ka munguar fati sepse cilësia është e pranishme tek grupi i lojtarëve.

“Nga jashtë kam parë një ekip që ka luftuar, por që për arsye të ndryshme, përfshi edhe fatin, nuk ka arritur të marrë rezultat. Shoh një grup që ka cilësi dhe ka dëshirë të marrë rezultate pozitive, ndaj mundet që ardhja ime të rezultojë për mirë dhe të kalojmë një hap më lart”, tha trajneri i ri i Kamzës.

Mbijetesa apo Europa?! Për momentin asnjë nga të dyja, sepse objektivi primar i teknikut është rikuperimi psikologjik i skuadrës.

“Duhet të dalim nga kjo situatë e rëndë psikologjike dhe vetëm më pas do të jemi të qetë, të mendojmë për objektiva të tjera”, tha Gjoka.

Kamza ka ndryshuar 3 trajnerë në 5 muaj, në lidhje me këtë fakt përgjigja e Ernest Gjokës është kuptimplotë.

“Kemi një risk të madh përsipër dhe kur gjërat nuk shkojnë mirë, ne ikim. Prandaj është edhe shprehja se trajneri e mban afër çantën e tij, për t’u larguar në çdo moment që gjërat nuk shkojnë mirë”, u shpreh Ernest Gjoka.

Related posts

NUK DO TA BESONI/ INTERIN e ka themeluar një SHQIPTAR NGA ÇAMËRIA

Isa.Autor

Botërori i Rusisë, Gjermania përzgjedh lojtarët, ka pikëpyetje

Sadik.Autor

SKANDALI/ HETIMI: JUVJA po pasuron MAFIEN me biletat: Me paratë e stadiumit kam blerë…

Isa.Autor

Leave a Comment