Futboll La Liga

Messi: Jemi edhe më të fortë pa Neymarin

Largimi i Neymar vetëm sa i ka bërë mirë Barcelonës, kështu ka lënë të kuptohet Leo Messi.

Neymar u largua gjatë verës për 222 milionë euro, duke u transferuar te Paris Saint Germain, shkruan Gazeta Express.

Të gjithë nisën të vajtojnë largimin e brazilianit, por kjo duket se vetëm i ka bërë mirë Barcelonës. Kështu thotë Lionel Messi, që e sheh një Barça edhe më të fortë pa Neymarin.

“Largimi i Neymar e ka ndryshuar lojën tonë. Kemi humbur shumë potencial në sulm, por na ka ndihmuar që të përmirësohemi në aspektin defensivë. Jemi shumë mirë të organizuar në mesfushë, kemi më shumë balancë dhe kjo na ka bërë më të fortë, sidomos në mbrojtje”, deklaroi Messi.

Related posts

NË PRAG TË SEZONIT TË RI NË LA LIGA/ Messi stërvitje në fushë me rërë, vazhdon fazën e rikuperimit (VIDEO)

Delo.autor

KTHESA E PARITUR/ BARCELOAN merr vendimin PËRFUNDIMTAR për POGBAN

Isa.Autor

Vazhdojnë çmendurit për ndeshjen mes PSG-së dhe Realit. Biletat nuk njohinë kufi

Q.Autor

Leave a Comment