Futboll Seria A

Milan, 40 vjet Gattuso: Stambolli, zhgënjimi më i madh!

Do të përjetojë 40-vjetorin e tij si kuqezi. Të shumtë janë ata që mendojnë se ishte pikërisht kjo ëndrra e atij futbollisti të ri, Gennaro Ivan Gattuso, që pas një eksperience të shkurtër skoceze te Glasgow Rangers dhe te Salernitana, në vitin 1999 u bashkua me Milan, ajo që do të rezultonte si familja e tij e dytë.

Pas gati 19 vitesh është akoma aty, këtë herë si trajner dhe jo më si futbollist, me më pak frymëmarrje dhe disa kilogramë më shumë, por gjithmonë me të njëjtën grintë dhe dëshirë për të luftuar, për të cilat meritoi epitetin “Ringhio”. Sepse ajo ishte dhe është gjithmonë natyra e tij. Të martën, Rino do të presë shiritin e 40 viteve të tij të para, shumë të dendur dhe mbase të paimagjinueshëm në fillim të karrierës.

Rezultate imazhesh për gattuso milan liverpool gerard

Vlera e disfatave. Mbase ishte pikërisht ky sekreti, ose më saktë mungesa e qetësisë dhe rehatisë. “Kam shumë kujtime në këto 40 vite, por dua të kujtoj humbjet. Kur fitoja, nuk festoja dhe mendoja menjëherë për ndeshjen e rradhës. Vuaja disfatat. Stambolli, në finalen e Champions League 2005 kundër Liverpool ishte një goditje shumë e rëndë, e kam përjetuar vërtetë keq.

Në Yokohama kundër Boca Juniors në finalen e Kupër Interkontinentale të 2003, ishte një tjetër mbërmje shumë e errët. Kujtoj disfatat, edhe pse fitoret më jepnin energji. Humbjet të digjnin dhe të nevojiteshin njerëz që të jepnin dorën për tu ringritur. Duhet të them se këtu te Milan kishte shumë nga ata njerëz në gjëndje për të ndihmuar”, rrëfen Gattuso.

Related posts

Publikohen formacionet zyrtare Manchester United – Stoke City

Q.Autor

ARBITRAT E SË ARDHMES/ 81 të rinj diplomohen në projektin e organizuar nga FSHF-ja

Delo.autor

32 GOLA NË 37 NDESHJE/ Arsenal piketon pasuesin e Lacazette në Belgjikë. Ja sa kushton…

Delo.autor

Leave a Comment