Futboll Seria A

Milan i pandalshëm, mposht Lazion dhe vazhdon ëndrrën ‘Champions’

3 ndeshje, tri fitore – Milani ka vazhduar me formën e mirë në vitin 2018.

Milani e ka nisur furishëm vitin 2018. Në xhiron e 22’të në Serie A, të besuarit e Gennaro Gattusos morën pikët e plota ndaj një kundërshtari shumë të vështirë, Lazios, duke triumfuar 2:1 në “San Siro”.

Kjo ishte fitorja e tretë në Serie A në vitin 2018 në po kaq ndeshje, sinjale se Kuqezinjtë duken ekip më i ekuilibruar siç ishin në pjesën e parë e sezonit 2017/18.

Golat për shtatë herë kampionët e Evropës i shënuan Patrick Cutrone 15’ dhe  Giacomo Bonaventura në minutën e 44’, kurse për Lazion shënoi Adam Marusic 20’.

Kjo fitore e rëndit Milanin në pozitën e shtatë me 34 pikë, 10 larg zonës Champions.

Related posts

Bonucci-Caldara-Higuain/ Ja shifrat ZYRTARE të marrëveshjes Juve-Milan

Isa.Autor

NË SPANJË E QUAJNË TË GJITHË “MREKULLI”/ Bellingam rikuperohet një muaj para kohe

F.autor

BUNDESLIGA AKOMA E HAPUR/ James kërcënon rivalët: Janë nën presion dhe akoma…

Delo.autor

Leave a Comment