Futboll Seria A

Milani e pati dhe e shiti, gjigandët italianë bëjnë ‘luftë’ për shërbimet e tij

Bryan Cristante duket se do ta bëjë hapin e madh gjatë afatit kalimtar të verës.

Mesfushori italian është nën pronësi të Benficas por i huazuar te Atalanta deri në fund të edicionit.

E huazimi në Serie A i ka bërë mirë reprezentuesit italian i cili ka pasur një vit të jashtëzakonshëm.

Në 25 ndeshje në të gjitha garat, Cristante ka arritur të shënoj nëntë gola, gjashtë në Serie A dhe tre të tjerë në Ligën e Evropës me fanellën e Atalantës.

E formës së mirë të lojtarit iu është gëzuar më së shumti Benfica e cila po pret të fitojë nga ai.

Sipas medieve italiane në garë së fundmi është futur edhe Roma që po e kërkon transferimin e tij në verë.

‘Giallorosët’ mund ta humbasin Radja Nainggolanin dhe Cristante shihet si zëvendësuesi i tij.

Benfica është e gatshme ta lë të lirë lojtarin nëse paguhet shuma prej 30 milionë eurove.

Gjithsesi Roma nuk do ta ketë të lehtë transferimin e tij pasi në garë janë edhe Juventus e Napoli.

Related posts

INTER NIS TË STUDIOJË ALTERNATIVAT/ Ja plani nëse Icardi largohet, në “radar” ylli i Gjermanisë…

Delo.autor

PLAS SKANDALI/ Trajneri SHQIPTAR kërcënohet me jetë nga futbollisti: Do të VRRAS nëse…

Isa.Autor

PREMIOT E “FINAL4″/ Luhet për një “mal me para”

F.autor

Leave a Comment