Futboll La Liga

Mina kryen testet mjekësore te Barcelona: “Shpresoj të mësoj sa më shumë nga Messi” (FOTO)

Mina ka kryer me suksese testet mjekësore dhe pas pak do të prezantohet në Camp Nou.

Transferimi i dytë për këtë afat kalimtar, Yerry Mina, ka kryer me sukses testet mjekësore te Barcelona, i cili pas pak do të nën shkruajë kontratën dhe do të prezantohet në Camp Nou.

“Është moment i papërshkrueshëm, krenar për shansin që më është dhënë të jem këtu me yje të futbollit botëror”, u shpreh Mina.

“Shpresoj të mësoj sa më shumë nga Messi, Piqué, Umtiti, Masche, të gjithë. Shpresoj të kontribuoj në skuadër dhe të fitoj trofe, që është më e rëndësishmja”, shtoi ai.

Barcelona e zyrtarizoi blerjen e mbrojtësit Yerry Mina nga Palmeiras ditën e premte.

Lojtari ka ardhur për shifrën e 11.8 milionë euro, ndërsa klauzola e tij për ta blerë është 100 milionë euro.

Kolumbiani ka nënshkruar për pesë vite e gjysmë, me kohëzgjatje deri në vitin 2023.

Ai shihet si zëvendësues ideal i Javier Mascheranos i cili do të largohet drejt Kinës.

Mina do të mbulojë hapësirat që do të lënë Pique dhe Umtiti sa herë që lëndohen apo kanë nevojë për të pushuar.

Related posts

FITOI GJYQIN ME TIRANËN/ Mësoni shifrën që klubi bardheblu duhet t’i paguajë Karabecit

Delo.autor

“EURO 2020″/ Pas 15 minutash lojë, sulmuesi Seferovic ndëshkon me kokë Francën (VIDEO)

Delo.autor

Agolli: Cungu është mjeshtër i eliminatoreve, gjithçka është e hapur

Isa.Autor

Leave a Comment