Futboll Seria A

Inter-Rafinha, lajmi i fundit

Interi thuhet të jetë i irrituar nga refuzimi i Barcelonës për të ulur çmimin e kërkuar prej 30 milionë eurosh për shumë të lënduarin, mesfushorin Rafinha.

Të dy klubet kanë qenë në negociata të avancuara për disa ditë me radhë dhe ideja ishte të nënshkruhet me huazim me opsion blerje në fund të sezonit.

Pikat kryesore të fërkimit nuk janë vetëm kostoja e opsionit, por edhe nëse do të bëhet ose jo e detyrueshme blerja në fund.

Sipas mediumit italian Mediaset Premium, Interi po përpiqet të bëjë opsionin vullnetar dhe jo të paguajë më shumë se 18-20 milionë euro për blerjen e tij.

Barcelona, nga ana tjetër, dëshiron garanci që Nerazzurrët do ta blejnë Rafinhan në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe do ta bëjnë këtë për 30 milionë euro.

Por, italianët nuk janë të bindur për këtë pasi braziliani nuk ka luajtur që nga prilli për shkak të një sërë problemesh me lëndimet.

Lëndimet e shpeshta kanë bërë që vëllai i vogël i Thiago Alcantaras të ketë nevojë për një test mjekësor të plotë përpara nënshkrimit të kontratës.

Gjendja e tij fizike është një nga arsyet kryesore pse Interi heziton të bëjë një angazhim kaq të madh.

Related posts

DHUNA NDAJ KAPITENIT TË ASTON VILLAS/ Meret vendimi tifozin e Birminghamit, ja dënimet ekstreme

Delo.autor

Yerry Mina gati ta kompletojë transferimin në Barcelonë

Q.Autor

SHUAN POLEMIKAT MBI COVID-19 DHE INJORON INTER NË LUFTËN PËR TITULL/ Ronaldo: Më mungonte futbolli

Delo.autor

Leave a Comment