Futboll Seria A

Monchi: Te Roma nuk ka çështje Nainggolan

Nuk ekziston asnjë çështje Nainggolan.Me këto fjalë drejtori sportiv i Romës, Ramon Rodriguez Verdejo, që njihet si Monchi hodhi poshtë çdo spekulim lidhur me belgun, që u la jashtë në sfidën e humbur me Atalantën.

Ai deklaroi se pezullimi i lojtarit nuk ndryshon absolutisht asgjë dhe se nuk hap anjë skenar në merkato. 49-vjeçari theksoi se ajo që ndodhi me futbollistin është një episod i izoluar dhe se Nainggolan është shumë i rëndësishëm për klubin verdhekuq. Lidhur me merkaton Monchi tha se Aleix Vidal dhe Darmian janë lojtarë shumë të mirë, por momentalisht nuk janë në listën e tyre.

Related posts

(VIDEO) Shaqiri ose ndryshe “Messi”, shqiptari dhuron asistin më të bukur në botë

Q.Autor

E BUJSHME/ Tentativë e çmendur, gati 300 milionë euro për të bindur Mesin të firmosë

Delo.autor

Inter barazon në frymën e fundit, Roma humbet shansin për të kapur ‘Championsin’

Q.Autor

Leave a Comment