Futboll

Montella: Në dhjetë vitet e fundit Sevilla ka fituar më shumë se Milan

Aventura e Vincenzo Montella te Sevilla pritet të fillojë. Gjatë konferencës për shtyp, në prag të ndeshjes për Kupën e Mbretit kundër Cadiz, ish-trajneri i Milan ka “thumbuar” klubin kuqezi: “Milan është një klub shumë i madh. Në 30 vitet e fundit ka fituar një mal me “trofe”, por në pesë vitet e fundit ka fituar shumë pak. Sevilla, në dhjetë vitet e fundit, ka fituar më shumë se Milan, luan gjithmonë në Europë dhe është një skuadër shumë e fortë”.

Vincenzo Montella duket se mban ende mëri me drejtuesit e Milan për shkarkimin. Telefonata e Sevilla, me të cilën ka firmosur deri më 30 qershor 2019, e ka ndihmuar të harrojë zhgënjimin, por shihet qartë se trajneri italian ka “inate” të vjetra me kuqezinjt.

“E filloj këtë aventurë të re me shumë entuziazëm, – tha trajnerit për të cilin “debutimi i vërtetë” do të jetë të shtunën në derbin kundër Betis. – Eshtë e bukur të jetosh me humorin e qytetit. Do të na duhet të luajmë me pasion dhe kurajë, por edhe me inteligjencë. Në fillim do të na duhet të mendojmë për ndeshjen e Kupës së Mbretit, që është shumë e rëndësishme për sezonin tonë, më pas do të përqendrohemi te derbi kundër Betis”.

Një duartrokitje e veçantë për publikun andaluzian: “Tifozeria është ashtu si e prisja, shumë pranë skuadrës. Eshtë shumë e bukur të kesh mbështetjen e tyre edhe pse rritet përgjegjësia. Duke parë cilësinë e skuadrës mendoj se kanë shënuar më pak sesa duhet. Zgjidhja e problemit nuk është të luajmë me më shumë sulmues, por të jemi më shumë skuadër. Merkato? Sapo kam ardhur. Do të njoh ekipin dhe më pas do të flas me drejtorin sportiv”.

Related posts

ANALIZA/ Sakrificë dhe krenari, ishte fitorja e Piolit, Ibrahimovic e Maldinit

Delo.autor

E BUJSHME/ Derbi londinez për yllin Kessie, oferta e anglezeve është marramendëse

Delo.autor

U HODH SHORTI/ Eliminuan Kukësin dhe kanë luajtur 4 herë në grupet e Europa League, kush është kundërshtari i Teutës

Delo.autor

Leave a Comment