Futboll

Këpuca e Artë/ Salah, Lewandowski dhe Immobile udhëheqin garën

Mohammed Salah, Ciro Immobile dhe Robert Lewandowski janë përpara argjentinasit Lionel Messi në garë për “Këpucën e Artë” në Evropë. Sulmuesi egjiptian shënoi një tjetër gol me peshë të madhe duke i dhënë fitoren Liverpool-it në përballjen me Crystal Palace në transfertë dhe e gjen veten në krye të renditjes për “Këpucën e Artë” me 29 gola të shënuara në ndeshjet e kampionatit deri më tani këtë sezon.

Ciro Immobile gjithashtu shkruajti emrin e tij në listën e golashënuesve, pasi ai shënoi një gol në suksesin e Lazio 6-2 ndaj Benevento në Serie A. Sulmuesi i kombëtares italiane deri tani ka shënuar 26 gola në Serie A dhe aktualisht është golashënuesi i ligës italiane.

Në po të njëjtin pozicion qëndron edhe sulmuesi i Bayern Munich, Robert Lewandowski, që me tripletën kundër Borussia Dortmund u ngjit në kuotën e 26 finalizimeve këtë sezon në kampionat. Pas tij vjen Leo Messi, i cili nuk është në formacion në takimin kundër Sevilla (është në stol), pozicionohet në vend të tretë me 25 rrjeta.

Ekziston edhe një tjetër yll nga Serie A që përfshihet në listën e golashënuesve më të mirë të sezonit: emri i tij është, Mauro Icardi. Argjentinasi gjithashtu shënoi një dopietë në suksesin ndaj Verona dhe tani ka 24 gola në Serie A, aq sa Edinson Cavani i PSG dhe Harry Kane i Tottenham.

Related posts

ZYRTARE/ Marrin fund të gjitha dilemat, Ngo i jep fund pushimeve. Sulmuesi anglez prezantohet tek klubi…

Delo.autor

3 GOLA PËR 8 MINUTA/ Sancho vazhdon të mahnitë Gjermaninë (VIDEO)

Delo.autor

INTER – NAPOLI/ Të dy skuadrat do të kërkojnë fitore në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment